KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Doganat kërkojnë pezullimin e importeve të mallrave të akcizës, sepse s’ka pulla
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Doganat kërkojnë pezullimin e importeve të mallrave të akcizës, sepse s’ka pulla
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Doganat kërkojnë pezullimin e importeve të mallrave të akcizës, sepse s’ka pulla

Përditësimi i fundit: 8 Shkurt, 2025 11:24 pm
239 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qindra biznese të cilat importojnë mallra akcize po përballen më një situatë të paprecedentë, teksa nuk po lejohen më të kryejnë importe për shkak se mungojnë pullat fiskale. Kaosi, i cili është rezultat i një dështimi flagrant të Financave, ka hapur shtigje të mëdhë korrupsioni në tregun e mallrave të akcizës duke u dhënë praktikisht autoriteteve doganore të zgjedhin se cilat biznese duhet të punojnë në treg dhe cilat duhet të mbyllin aktivitetin.

Por pse ka lindur problemi i mungesës së pullave fiskale? Në maj të vitit të kaluar, qeveria lajmëroi se do të përfundonte koncesionin e pullave fiskale duke e rikthyer shërbimin në pronësi të shtetit. Në atë kohë, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim të posaçëm, që autorizonte shoqërinë shtetërore “Shtypshkronja e Letrave me Vlerë”, sh.a., pёr prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale duke detyruar ministrinë e Financave t’i kalonte pa pagesë kësaj shoqërie të gjitha të dhënat dhe aktivet, të marra në dorëzim nga koncesionari.

Por edhe pse patën gati 7 muaj kohë për të ngritur infrastrukturën e nevojshme, ministria e Financave dhe Shtypshkronja e Letrave me Vlerë dështuan duke mos arritur dot të prodhojnë pullat.

Të ndërgjegjshëm për kaosin që po krijonin, në dhjetor të vitit të kaluar, Financat dhe Doganat lajmëruan bizneset importuese të mallrave të akcizës, që të merrnin sasi stok pullash nga koncesionari të paktën për 6 muaj me qëllim, që të mos gjendeshin në mungesë të pullave. Por lajmërimi siç duket është bërë në mënyrë selektive, pasi shumë biznese pretendojnë se nuk i ka njoftuar njeri dhe tani praktikisht kanë ndërprerë aktivitetin e tyre pasi nuk kanë pulla.

Dështimi i Letrave me Vlerë

Që nga momenti i lajmërimit se shërbimi do të kryhej nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, qeveria ka ndërruar tre herë administratorin e kësaj shoqërie. Në korrik të vitit të kaluar, u shkarkua administratori Besmir Hysa duke e zëvendësuar me Sonila Hysin. Por edhe zonja Hysi, dështoi. Në 26 dhjetor pasi dështimi ishte bërë i qartë, qeveria vendosi të shkarkojë me urgjencë edhe Sonila Hysin duke e zëvendësuar atë më Jona Sulin.

Suli më parë kishte qenë drejtoreshë e SASPAC, agjencisë për koordinimin e fondeve të huaja, duke u katapultuar në këtë post nga paradhoma e Mirela Kumbaros, ku kishte shërbyer si sekretare.

Por teksa drejtorët e Rilindjes, ndërroheshin njëri pas tjetrit dhe ngërçi i pullave tashmë ishte shndërruar zyrtarisht në krizë, Edi Rama rendi në Arabi për të gjetur zgjidhjen. Në fund të nëntorit, nga Baku i Azerbajxhanit, kryeministri njoftoi krijimin e një kompanie të përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe Emirateve për shtypshkrimin e letrave me vlerë.

“Ne jemi duke përgatitur, dhe besoj që do ta firmosim në javët e ardhshme, një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara për të transformuar tërësisht Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë”, tha Rama.

Vendimi i qeverisë për krijimin e kompanisë së përbashkët u miratua në mbledhjen e fundit të qeverisë, të mërkurën që shkoi. Por teksa Financat dhe qeveria bëjne eksperimente dhe aventura, bizneset po mbyllin aktivitetin sepse nuk ka pulla. Dhe tani janë duke punuar vetëm ata që përzgjedhin Doganat.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bankat shqiptare fituan 361 milionë euro neto, vitin e kaluar
Artikulli tjetër Derbi i Madridit nuk prodhon fitues

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.