Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goron. SPAK ka kërkuar 3 vjet burg për Goron, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të provave.
Prokurori i çështjes, Ols Dado ka kërkuar në seancë që Goror të deklarohet fajtor për shpërdorim detyre dhe refuzim për deklarim e fshehje pasurie. Për dy ish-zyrtarët e tjerë të bashkisë, Jerasimo Basho u kërkuan 3 vite burg, ndërsa për Vezir Gjikokaj 2 vjet burg. SPAK kërkoi edhe konfiskim pasurie.
Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, u arrestua për shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke, që gjendet në fshatin Gjilekë të Dhërmiut, të cilën Gjykata e Posaçme e ka nën sekuestro. Këto sipërfaqe prej rreth 10 mijë metra katror janë sekuestruar nga SPAK dhe si përfitues fundor kishin ish-deputetin Artan Gaçi.
Goro u arrestua në mars të vitit të kaluar, pas kallëzimit te depozituar nga Fredi Beleri. Për të njëjtën çështje, do të gjykohet edhe ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, Bilbil Aliaj, i cili ndodhet në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ si dhe ish-juristi Vezir Gjikoka që ka masën ‘arrest në shtëpi’.
Marrë nga Dosja.al