Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të marte, rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, në qytetin e Shkodrës.
Kolë Manaj raportohet se ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa e dashura e tij u dërgua në spital, ku sipas policisë, ndodhet në gjendje shumë të rëndë. Burime bëjnë me dije se ajo ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike.
Në momentin kur Kolë Manaj ka kryer aktin ekstrem, mësohet se ka qenë bashkë me partneren e tij në makinë. Sipas Policia, automjeti nuk ka dëmtime nga ana e jashtme.
Burime bëjnë me dije se Anila Ndoka (Prendushi) ishte e divorcuar dhe nënë e 3 fëmijëve. Pas divorcit, ajo kishte nisur një lidhje dashurie me Kolë Manajn, me të cilin bashkëjetonte prej 5 vitesh.
Mësohet se mes çiftit ka pasur një konfikt brenda automjetit dhe më pas janë dëgjuar të shënat me armë. Ka qenë kalimtarë që gjetën çiftin brenda automjetit me plagë në kokë. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Ende nuk dihen arsyet pse i riu e ka ndërmarrë këtë akt ekstrem. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.