KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Plani i guximshëm i MAGA-s: CIA dhe FBI përfaqësuese të Deep State, do të shpërbëhen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Plani i guximshëm i MAGA-s: CIA dhe FBI përfaqësuese të Deep State, do të shpërbëhen
BotaOpinionPolitikeZhvillim

Plani i guximshëm i MAGA-s: CIA dhe FBI përfaqësuese të Deep State, do të shpërbëhen

Përditësimi i fundit: 18 Shkurt, 2025 1:47 pm
207 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Nga Iliana Magra

 

Rruga e ndriçuar nga rrezet e diellit që depërtonin midis pemëve të zhveshura nga gjethet, ishte jashtëzakonisht e qetë në pasditen e ftohtë të 10 shkurtit. Por paqja mbretëronte vetëm në rrugë. Sepse në katin e parë – ose bodrumi siç e quajnë amerikanët – të njërës prej shtëpive tradicionale të zonës periferike të Uashingtonit nga një dhomë lëshohen vazhdimisht sinjale lufte.

Këtu ndodhet selia e Steve K. Bannon. Ai regjistron këtu çdo ditë podkastin e tij jashtëzakonisht të njohur “Dhoma e Luftës së Bannon”. Roli më i rëndësishëm që i dha edhe famë botërore, ishte si këshilltar i ngushtë i Donald Trump dhe si udhërrëfyes ideologjik i lëvizjes MAGA.

Bannon ishte afër Presidentit Trump që nga ditët e fushatës së tij presidenciale përpara zgjedhjeve të vitit 2016, njeriu i rëndësishëm për fitoren e Trump. Ai shërbeu si kryestrategu i Shtëpisë së Bardhë për 7 muajt e parë të mandatit të parë të presidentit Trump.

Disa muaj pasi ai u largua nga Shtëpia e Bardhë, disa nga komentet e tij çuan në ftohjen e raporteve me Trump, të cilat tani Bannon thonë se janë normalizuar. Kohët e fundit, ai kreu 4 muaj burg pasi u dënua për kundërshtimin e thirrjes nga komiteti i Kongresit që hetonte sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol Hill.

Në fillim e pyesim për marrëdhënie Greqi- Turqi, dhe ai kritikon ashpër presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Erdogan është një nga njerëzit më të rrezikshëm në botë, për shkak të vizionit që ka: ringritjen e Perandorisë Osmane. Strategjia e tij është të marrë nën kontroll vendet e shenjta nga Arabia Saudite, si para Luftës së Parë Botërore. Këtu e ka burimin përplasja e fortë me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Tensionet në rajon do të rriten si kurrë më parë, nëse ne nuk e kuptojmë se si ta stabilizojmë atë”-thotë ai.

Sipas Bannon njerëzit duhet të kuptojnë, që jemi tashmë në Luftën e Tretë Botërore: “Më shumë njerëz kanë vdekur në luftën në Ukrainë dhe në Gaza, sesa pas pushtimit të Polonisë në vitin 1939 dhe përpara se Gjermania të pushtonte Francën në vitin 1940. Më shumë se 1.7 milionë njerëz kanë vdekur në luftën në Ukrainë, sipas Trump dhe njerëzve pranë tij.

Shihni se çfarë po ndodh në Gaza, rrafshime totale, masakra. Shumë më keq se në fazat e hershme të Luftës së Dytë Botërore. Dhe ka nisur të zbatohet dhe pjesa e strategjisë së kundërshtarëve tanë. Tani kemi një trekëndësh të hekurt Pekin-Teheran-Moskë.

Nëse i bashkohet edhe Erdogan, Euroazia do të jetë e tyrja. Prandaj Erdogan është kaq shumë i rëndësishëm në këto momente pse do të bëjë disa lëvizje të mëdha. Dhe kjo është edhe arsyeja pse amerikanët duan që t’i mbajnë rusët larg kinezëve”.

Ai përmendi marrëveshjet e shumta që kanë nënshkruar këto vende midis tyre, por dhe për të goditur pozitën kryesore globale të dollarit amerikan, dhe për të krijuar një monedhë alternative në kuadër të BRICS. Bannon nënvizon se Partia Komuniste Kineze ka qenë në një luftë të pakufizuar kundër Shteteve të Bashkuara të paktën që nga viti 2019.

“Ju në Evropë do të gjendeni të bllokuar në mesin e kësaj lufte. Ndaj është koha jo vetëm që të zgjidhni se cilën anë do të mbani, por më rëndësishmja, duhet të zgjidhni se ku dëshironi të përfundoni, pasi kjo luftë do të jetë shkatërruese. Lufta do të zgjerohet nga Ukraina drejt Ballkanit, dhe një luftë tjetër do të vijë nga Siria dhe Turqia.

Pesë vitet e ardhshme do të jenë shumë të vështira. Asgjë nuk është e garantuar. Gjithçka varet nëse Trump mund ta arrijë atë synimet që ka premtuar”-shton ai.

E pyes mbi ato që kritikët i quajnë tendenca imperialiste të Trump: Grenlanda, Kanadaja, Panamaja dhe Gaza. Por Bannon thotë se Trump dëshiron vetëm të garantojë sigurinë e SHBA-së. Ai po ndjek strategjinë e Luftës së Peloponezit midis Athinës dhe Spartës.

“Nga Kanali i Panamasë në Grenlandë, është thjesht një strategji detare. Trump po kërkon kontrollin e Kanalit të Panamasë, në mënyrë që marina kineze dhe ajo ruse të mos bëhen bashkë në Karaibe. Forcat ruse të nëndetëseve në Murmansk dhe Arkhangelsk duhet të kalojnë përmes Grenlandës, Islandës, për të arritur në Atlantikun e Veriut”- vë në dukje Bannon.

Duke iu rikthyer lëvizjes “Amerika e Parë”, ai këmbëngul se nuk është imperialiste. “Ne jemi antiimperialistë, dhe nuk duam protektorate. Për momentin, Evropa Perëndimore është një shtet vasal i Shteteve të Bashkuara. Ne nuk e duam këtë. Ne nuk duam që Lindja e Mesme të jetë një shtet vasal. Teksa po ndjekim një strategji detare në Atlantikun e Veriut dhe rreth Grenlandës, po i themi Evropës se ushtria ruse është problemi juaj.

Ushtria ruse nuk ka asnjë potencial për t’i bërë ndonjë dëm interesave jetike të SHBA-së.

Aktualisht e gjithë NATO nuk mund të krijojë dot dy divizione luftarake. Atëherë përse po investojmë kaq shumë para në këtë aleancë?”- thotë Bannon për Kathimerini. Aktualisht Trumpizmi dominohet nga dy fraksione kundërshtare.

Në njërën anë janë populistët, të udhëhequr nga Bannon dhe nga ana tjetër, miliarderët e Silicon Valley, me në krye Elon Musk. Bannon e quan grupin e fundit tekno-feudalist. Sipas tij ata “janë vërtet oligarkë”, por beson se Trump po e ruan ekuilibrin.

“Do të ketë disa kompromise, dhe aktualisht Elon është duke bërë një punë fantastike. Ai është si një çekiç, që po i shkakton trauma administratës dhe Deep State”-shprehet strategu i MAGA-s. Por a nuk e tremb që një person i pazgjedhur me votë të ketë kaq shumë pushtet?.

“Është shumë e frikshme dhe duhet të jemi gjithmonë vigjilentë. Tani për tani kontrollet dhe balancat janë në duart e presidentit Trump. Ndoshta ato nuk funksionojnë në mënyrë të përsosur, megjithatë janë aty”- shton Bannon.

Nga ana tjetër e bën shumë të qartë se dëshiron shpërbërjen e CIA-s dhe FBI-së. “Ne nuk duam të kemi spiunë në të gjithë botën. Nuk duam të kemi më CIA. A do të na bëjë kjo më pak të sigurt? Ne jemi edhe tani shumë të pasigurt. Partia Komuniste Kineze, KGB-ja ruse, mullahët iranianë po na përgjojnë.

PKK ka depërtuar në Wall Street, në universitetet tona. Paratë e tyre janë kudo. Edhe paratë e Katarit janë kudo. Në këto kushte, çfarë sekretesh po mbajmë? Ato i dinë të gjitha. Ne vetëm sa po ia mbajmë të fshehta popullit amerikan. CIA është një kancer, shtylla kryesore e Deep State, është një kancer që mbështet njerëzit e këqij”- thotë Bannon.

Në lidhje me lëvizjen e MAGA-s në Evropë, Bannon është i kënaqur me Brexit në Britani dhe mbështetjen për AfD-së në Gjermani, por edhe për forcat e tjera të djathta më Itali, Francë apo Greqi. Ai është i kënaqur me gjendjen aktuale të punëve në Evropë.

“Lëvizja nacionaliste populiste në Evropë është shumë e fuqishme. Shpresojmë që AfD të dalë mirë në zgjedhjet gjermane të 23 shkurtit. Ne mendojmë se Nigel Farage do të marrë drejtimin e Partisë Konservatore në opozitë, dhe do të jetë kryeministri i ardhshëm britanik”- shprehet Bannon.

 

Marrë nga Kathimerini

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Koncesionet e shëndetësisë, KLSH: Autoritetet të rishikojnë kushtet e kontratave
Artikulli tjetër Përjashtohet 1 vit nga tenderët firma MSE

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.