Plotësohet kuadri i fazës së 1/8-ave të Champions League: pas Borussias së Dortmundit, kalojnë në raundin tjetër edhe Reali i Madridit dhe PSG.
Kampionët në fuqi të Championsit fituan 3-1 me City-n në ‘Bernabeu’, falë tregolëshit të Kylian Mbappesë. ‘Ylli’ francez e ndëshkoi ekipin e Guardiolës dy herë që në pjesën e parë, duke e lënë të pashpresë për një përmbysje të mundshme të rezultatit të ndeshjes së parë (Reali fitoi në “Etihad” 3-2). Në pjesën e dytë sigloi të tretin, duke marrë topin në shtëpi.
Asnjë shqetësim për PSG-në, që fitoi me goleadë 7-0 në “Parc des Princes” përballë Brestit, duke u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 10-0.