KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain
AktualeAnalizeKryesoreSocialeSporti

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Përditësimi i fundit: 9 Shtator, 2026 1:33 pm
29 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Këtë të mërkurë, të tjera pesha të rënda do të zbresin në fushën e lojës për sfidat e raundit të parë të Ligës së Kampioneve. Napoli-Arsenal është një prej supersfidave e rezervuara për t’u luajtur në mbrëmjen e sotme.

Misioni i skuadrës së Massimiliano Allegrit është të frenojë hemoragjinë e rezultateve negative dhe do të besojë te mbështetja e ‘Maradona Stadium’ për sfidën me kampionët e Anglisë, Arsenalin. Por në këtë përballje me nënkampionët e Evropës, Napoli vjen me emergjenca dhe trajneri Allegri është i detyruar të hedhë në fushën e lojës një mesfushë krejtësisht të modifikuar. Në vend të McTominay do të luajë De Bruyne, ndërsa në vend të Anguissa do t’i takojë Gilmour  të japë kontributin e tij. Në qendër do të jetë Lobotka, ndërsa treshja ofensive formohet nga Politano, Hojlund dhe Alisson Santos. Mbrojtja, do të jetë ajo e dy ndeshjeve të fundit me Di Lorenzon dhe Olivera në krahë, Rrahmani në qendër me Rafa Marin.

Nga ana tjetër Arsenali vjen pas një problemi me fluturimin duke mbetur i bllokuar gjatë në Londër për shkak të problemeve me aeroportet angleze. Sezonin e kaluar Arsenali e mbylli fazën e Ligës me pikë të plota dhe tani Napoli ka detyrën për të ndërprerë këtë seri fantastike rezultatesh.

Por sytë do të jenë edhe në Anfield ku Liverpool do të presë Atletico Madrid. Liverpooli bëri sërish shpenzime të mëdha dhe vjen në këtë përballje pas 2 barazimeve dhe 1 fitoreje në 3 ndeshjet e para të Premier League. Atletico Madrid, që gjatë muajve të verës më shumë u vu në qendër të vëmendjes për çështjen Julian Alvarez, ka 7 pikë pas 4 ndeshjeve të para në La Liga, por Los Colchoneros  vijnë në këtë përballje me hijen e humbjes së rëndë të pësuar ndaj Athletic Bilbaos.

Po sonte në mbrëmje do të nisë mbrojtjen e titullit evropian Paris Saint Germaini. Skuadra e Luis Enrique do të përballet me Slovan Bratislava, një sfidë që në letër duket e lehtë për parizienët. Por starti i sezonit në Ligue 1 nuk ka qenë aspak i mirë për transalpinët edhe pse Luis Enrique pohoi se nuk është i shqetësuar për atë çfarë po ndodh në këtë fillim sezoni me skuadrën e tij.

Por ajo që do të zbresë e para në fushën e lojës këtë të mërkurë është Barcelona që do të presë në Camp Nou, Feyenoordin. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick është shfaqur perfekte në 4 javët para të La Liga që e kryeson me 12 pikë të plota dhe me një bilanc me 17 gola të shënuar dhe 2 të pësuar. Në ndeshjen me Feyenoordin, blaugranat shfaqen favoritë për të fituar por Champions League është i paparashikueshëm. Ndeshjet e tjera që janë programuar që të luhen këtë të mërkurë, janë Stuttgart-Viking që do të luhet në 18:45 dhe Sporting-Galatasaray.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Artikulli tjetër Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
Kush është “Igori i tmerrshëm” i përgjimit të Ben Ahmetajt?
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.