KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “MIRA”, Inteligjenca artificiale që do të gjurmojë punësimin informal
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “MIRA”, Inteligjenca artificiale që do të gjurmojë punësimin informal
AnalizeHI-TechKryesoreSociale

“MIRA”, Inteligjenca artificiale që do të gjurmojë punësimin informal

Përditësimi i fundit: 20 Shkurt, 2025 9:51 am
276 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

“MIRA” Matrica e Inteligjencës dhe Vlerësimit të Rrezikut po përdoret nga Inspektorati Shtetëror i Punës (ISHPSH) për të luftuar punësimin informal. E zhvilluar për ISHPSH me mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe financimin e Bashkimit Evropian, MIRA revolucionarizoi mënyrën se si kryhen inspektimet.

Duke u larguar nga mjetet tradicionale si “Matrix of Penalities” dhe vlerësimet manuale me flamur të kuq, MIRA integron të dhëna të avancuara dhe menaxhimin e rasteve me aftësitë e vlerësimit të rrezikut të mundësuar nga përpunimi shpejtë i të dhënave.

Organizata Ndërkombëtare e Punës sqaron se, MIRA i ndihmon inspektorët të dallojnë më shpejt shkeljet në vendin e punës duke përdorur të analizuar rreziqet dhe për të parashikuar problemet. MIRA redukton supozimet, shkurton dokumentacionin dhe siguron inspektime më të drejta.

MIRA përdor njëkohësisht nëntë algoritme të ndryshme të avancuara me të dhëna historike të inspektimit për të zbuluar më saktë rastet e punës së padeklaruar ose të tjera shkelje të ligji, ndërkohë që redukton ndjeshëm kohën e analizës dhe raportimit.

Një nga përfitimet kryesore të MIRA-s është qasja e saj në kohë reale në ligjet dhe rregulloret më të fundit. Inspektorët kanë informacionin më aktual shumë të qartësuar, duke shmangur rrezikun e praktikave të vjetruara. Për shembull, MIRA mund të parashikojë bizneset e mundshme dhe të zbulojë se ku mund të ndodhë puna e padeklaruar bazuar në madhësinë dhe llojin e biznesit, vendndodhjen, industrinë, variacionet sezonale, orët e punës, kohën e punës etj.

Vënia në funksion e “MIRA” përmirëson 30 për qind parashikimin e punës së padeklaruar në krahasim me metodat e mëparshme të vlerësimit me “flamuj të kuq”, informon ILO. Fuqia parashikuese e MIRA-s, 70 për qind bazohet në inspektimet bazuar në vlerësimin e rrezikut e bazuara në të dhëna. Megjithatë “MIRA” sugjeron 30 për qind e inspektimeve të rastësishme, të përzgjedhura për arsye të ndryshme nga ato të identifikuara nga intiligjenca artificiale.

Kjo përzgjedhje ka dy qëllime kryesore, mbledhjen e të dhënave të freskëta për të përmirësuar saktësinë e parashikimeve dhe përshtatjen me ndryshimet në tregun e punës, duke mbuluar të gjitha bizneset me inspektime të rastësishme. Miratimi i mjeteve të drejtuara nga AI si MIRA nuk ishte pa sfida, analizon ILO. Inspektorët duhej të përshtateshin me idenë e mbështetjes në parashikimet e makinerive, të cilat ndonjëherë sfidonin supozimet e tyre.

Ndryshe nga sistemet statike, MIRA mëson dhe përmirësohet me kalimin e kohës. Me mbi 12,000 inspektime të kryera çdo vit në Shqipëri dhe të dhëna të mbledhura për më shumë se 100 variabla për inspektim, aftësitë e të mësuarit të makinerive dhe parashikimit të MIRA rriten më shumë. Inteligjenca artificiale përshtatet me tendencat e reja, duke trajtuar grupe të dhënash më të mëdha pa kërkuar burime shtesë.

Në vendin tonë puna e zezë është një fenomen tashmë shumë i përhapur. Informaliteti në tregun e punës i përllogaritur para disa vitesh nga ILO ishte 56.7 për qind. Nga totali i punonjësve informalë 63,9 për qind i përkasin sektorit të bujqësisë, 12.6 për qind sektorit të tregtisë, 7,6% ndërtimit, 4,2 për qind restoranteve dhe hoteleve.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm PSV Eindhoveni nxjerr jashtë Championsit, Juventusin
Artikulli tjetër Bankat kanë investuar më shumë se 940 milionë euro në Eurobonde të qeverisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.