Janë 29 kandidatë që do të jenë për herë të parë deputetë, tregojnë rezultatet e siguruara nga partitë politike, bazuar në numërimin e 78 për qind të vendvotimeve nga KQZ-ja. Sipas këtyre të dhënave që janë jozyrtare, 39 deputetë të legjislaturës së kaluar kanë mbetur jashtë Kuvendit.
Bazuar në rezultatet aktuale të kandidatëve për deputetë, të siguruara nga partitë politike, 29 deputetë nga partitë parlamentare Lëvizja Vetëvendosje (LVV), partia Demokratike (PDK), Lidha Demokratike (LDK) dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)dhe Nismës Socialdemokrate, do të jenë për herë të parë në Kuvend.
Më së shumti deputetë të rinj ka LVV-ja, 13 sish. Pas saj është PDK-ja me 9 deputetë. E treta është LDK-ja me 6 deputetë të rinj dhe AAK-ja me vetëm një.
Nga Lëvizja Vetëvendosje 11 ministrat e saj që i ka kandiduar për deputetë, 10 kanë marrë mjaftueshëm vota për t’i fituar mandatet.
22 nga deputetët e legjislaturës së kaluar që kanë rikandiduar, nuk kanë arritur të bëhen deputetë
Ndërkaq, për herë të parë do të hyjnë tetë deputetë.
Me rezultatet aktuale LVV-ja ka 19 deputete gra duke tejkaluar kuotën gjinore prej 30 për qind.
E në Partinë Demokratike nga legjislatura e kaluar 7 deputetë të PDK-së kanë mbetur jashtë e 11 do të jenë të njëjtë.
Janë 9 deputetë që do të jenë për herë të parë e 4 janë ish-deputetë të legjislaturave më të hershme.
PDK-ja ka 5 gra fituese ndërkaq me ligj duhet t’i ketë 8 deputete.
LDK-ja do të vazhdojë të ketë 9 deputetët e legjislaturës së shkuar, 6 të rinj e 5 deputetë të legjislaturave të mëhershme.
Gratë e Lidhjes Demokratike kanë fituar 5 mandate e që me kuotën gjinore duhet shtuar edhe një.
Në koalicionin AAK-Nisma mandatet i kanë siguruar 3 drejtues.
Ndërkaq jashtë ka mbetur 4 deputetë.
Katër ish-deputetët e legjislaturave të mëhershme kanë marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë deputetë.
Liderët më të votuar në këto zgjedhje sipas të dhënave aktuale që ende nuk janë zyrtare nga KQZ-ja, janë Albin Kurti me mbi 230 mijë vota, Bedri Hamza me 122 mijë, Lumir Abdixhiku me mbi 94 mijë, Memli Krasniqi me mbi 69 mijë e Ramush Haradinaj me mbi 34 mijë.
Gruaja më e votuar në këto zgjedhje është Albulena Haxhiu me rreth 80 mijë vota.
Marrë nga Koha.net