KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kompania “Kredo” aplikon në Shqipëri interes, dy herë më të lartë se vendet e tjera
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kompania “Kredo” aplikon në Shqipëri interes, dy herë më të lartë se vendet e tjera
AnalizeFinanceFokusKryesoreOpinionSociale

Kompania “Kredo” aplikon në Shqipëri interes, dy herë më të lartë se vendet e tjera

Përditësimi i fundit: 11 Shtator, 2026 10:01 am
95 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

“Kredo” i ka shndërruar familjet e varfra shqiptare në lopë cash-i duke i mjelë pa mëshirë interesa deri 2 herë më të larta se sa aplikon në vendet e tjera. Ndonëse nëpër raportet zyrtare kompania raporton norma të ngjashme interesi efektiv në të gjitha vendet, e vërteta gjendet tek grafiku më poshtë.

Kredo gjeneron në Shqipëri gati 55.5 lekë të ardhura vjetore nga interesat për ccdo 100 lekë të dhëna kredi. Në Moldavi, simotra e saj Sebo gjeneron 36.9 lekë interes për ccdo 100 lekë kredi, ndërsa në Maqedoninë e Veriut dhe vendet balltike respektivisht 32.6 dhe 22 lekë të ardhura nga interesi për ccdo 100 lekë kredi.

Sipas raporteve zyrtare, vitin e kaluar Kredo kishte në Shqipëri një portofol kredish bruto prej 47 milionë eurosh. Për këtë portofol ajo arkëtoi 26.4 milionë euro të ardhura nga interesat dhe komisionet, ndërkohë që në vendet e tjera nuk e ka dot këtë guxim.

Këto grafik janë ilustrimi më i mirë i një fjale të urtë popullore; gjej shesh e bëj përshesh. Arsyeja e diferencave kaq të mëdha të interesave që e njëjta kompani aplikon në vende të ndryshme lidhet me dobësinë rregullatore të Shqipërisë.

Ndonëse Banka e Shqipërisë ka vendosur uljen e interesave në letra, realisht ato mbeten shumë më të larta se sa në vendet e tjera.

Modeli që ushqehet nga problemet e klientit
Në një institucion normal, fitimi vjen nga interesi që klienti paguan rregullisht. Te Kredo ndodh e kundërta: Nga 26.4 milionë euro të ardhura totale, 4.32 milionë euro vijnë vetëm nga “Tarifat e shtyrjes së kredisë”. Këta janë klientët që paguajnë për të shtyrë datën e kësteve.

Nëse kësaj shifer i shton edhe 2.27 milionë euro nga penalitetet (gjobat e vonesës), i bie që rreth 25% e të gjitha të ardhurave të kompanisë vijnë nga klientët që janë në vështirësi ose që nuk paguajnë dot në kohë. Ky është një model që “ushqehet” nga problemet e klientit.

Tarifat e shtyrjes dhe “Gjobat” nuk futen te formula e normës efektive të interesit. Kur qytetarët marrin kredinë, kontrata thotë që NEI është 38% duke supozuar se ata do të paguajnë rregullisht çdo muaj.

Por, siç e tregon bilanci, kredimarrësit e Kredos kanë paguar 4.32 milionë euro vitin e kaluar vetëm për “Tarifa shtyrjeje”.

Kur një klient nuk ka mundësi të paguajë këstin dhe paguan p.sh. 5,000 lekë vetëm për ta shtyrë afatin me 30 ditë, ajo tarifë shtyrjeje regjistrohet kontabël si “të ardhura nga interesi”, por matematikisht nuk ka qenë e llogaritur tek formula fillestare e NEI-t.

Rrjedhimisht, nga pikëpamja kontabël e bilancit, të ardhurat fluturojnë në qiell, ndërsa në letrën e kontratës që firmos klienti, NEI-i qëndron brenda tavanit të lejuar.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Stuhi të forta godasin Italinë, dy të vdekur
Artikulli tjetër 15-29 vjeçarët përballen me krizë në tregun e punës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.