KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tajvani, Trumpi dhe loja e madhe e pokerit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Tajvani, Trumpi dhe loja e madhe e pokerit
BotaEkonomiOpinionPolitike

Tajvani, Trumpi dhe loja e madhe e pokerit

Përditësimi i fundit: 6 Mars, 2025 9:50 am
157 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Tajvanipo ndjek nga afër dramën që po shpaloset midis administratës Trump dhe Ukrainës së pushtuar nga Rusia. Që nga fillimi i pushtimit më shumë se tre vjet më parë, shumë tajvanezë kanë zhvilluar simpati për luftën e Ukrainës. Edhe pse ka dallime me situatën e tyre, disa paralele nuk mund të përjashtohen. Në të dyja rastet, një shoqëri demokratike është nën presionin e një pushteti diktatorial që dëshiron të zgjerojë ndikimin e tij. Kjo është arsyeja pse tajvanezët mbështesin ukrainasit dhe shpresojnë se ata do të triumfojnë ndaj Moskës.

Kina ka siguruar aleatë

Udhëheqësikinez Xi Jinping po i ndjek nga afër zhvillimet në luftën e Putinit, ndër të tjera për të nxjerrë mësime për qasjen e tij ndaj Tajvanit. Ajo që është e qartë është se Pekini në vitet e fundit i ka rritur përpjekjet diplomatike për të përhapurpikëpamjet e tij mbi Tajvanin. Në veçanti në Jugun Global, disa shtete kanë adoptuar retorikën kineze. Nëse Xi do të guxonte të niste një sulm një ditë, ai mund të mbështetej në faktin se disa vende janë në anën e Kinës.

Nga qarqe pranë Donald Trumpit është theksuar ndërkohë më shumë se një herë se Presidenti amerikan po mendon të bëjë një “marrëveshje shumë të madhe” me Kinën. Megjithatë, është ende e paqartë se ç’pamje do të ketë ajo dhe çfarë do të përmbajë. Në të njëjtën kohë, Trumpi i rriti sërish tarifat doganore ndëshkuese për importet kineze me dhjetë pikë, duke i çuar ato në 20% gjatë mandatit të tij aktual. Këto masa e rëndojnë ekonominë kineze, por mbetet për t’u parë nëse ato janë pjesë e një loje më të gjerë negociuese. Mbetet e paqartë se ç’pamje do të ketë ky “pazar i madh” me Pekinin, veçanërisht përballë afrimit të njëkohshëm midis SHBA dhe Rusisë, për të cilin vëzhguesit besojnë se synon të ndajë Moskën dhe Pekinin.

Mbrojtja e Tajvanit e garantuar nga gjysmëpërçuesit?

Ka shqetësime në Tajvan se Donald Trumpi mund të zvogëlojë mbështetjen e tij për ishullin nëse e sheh atë politikisht ose ekonomikisht të përshtatshme dhe Xi ia kërkon këtë. Megjithëse Trump kohët e fundit deklaroi se një pushtim kinez i Tajvanit do të ishte “katastrofik”, qëndrimi i tij afatgjatë mbetet i paparashikueshëm. Për sa kohë që furnizimi i SHBA me gjysëmpërçuesit më të avancuar varet nga ishulli, ka të ngjarë të jetë një garanci mbrojtjeje.

Deri tani, mbështetja për Tajvanin ka qenë një konsensus mbipartiak në Kongresin e SHBA, me demokratët dhe republikanët që theksojnë të drejtën e ishullit për të vendosur vetë fatin e tij. Por Trumpi po bën gjithçka që mundet për t’i bashkuar vendimet më të rëndësishme në duart e Presidentit, duke anashkaluar kështu Parlamentin amerikan.

Ndërkohë, Presidenti amerikan është ankuar në adresë të Tajvanit se kombi i vogël ishullor u kishte marrë SHBA perspektivën në prodhimin e gjysmëpërçuesve. Si rezultat, prodhuesi kryesor i çipave të Tajvanit TSMC ka njoftuar tani se do të investojë 100 miliardë dollarë të tjerë në një fabrikë në Arizona, mbi 65 miliardë dollarët e zotuar tashmë. Në të ardhmen, gjysëmpërçues shumë kompleksë dhe të shtrenjtë do të prodhohen gjithashtu drejtpërdrejt në SHBA.

Deri tani, Tajvani i kishte mbajtur objektet e tij të ndjeshme të prodhimit ekskluzivisht në ishull. Kjo “mburojë silikoni” ishte një garanci sigurie që SHBA dhe aleatët e saj do t’i vinin në ndihmë Tajvanit në rast të një sulmi kinez. Nëse jo nga dashuria për Tajvanin, atëherë të paktën për të siguruar qasje në gjysmëpërçuesit shumë të rëndësishëm.

Pa SHBA nuk bëhet

Nëse SHBA-ja tani pushon së qeni një mburojë mbrojtëse, vendet në rajon, të cilat gjithashtu kanë frikë për aleancën e tyre të sigurisë me Amerikën e Trumpit, duhet të gjejnë mënyra të reja për të bashkëpunuar. Në rastin e Tajvanit, tashmë ka lidhje të mira me Filipinet dhe Japoninë. Të dyja vendet po përballen me provokime nga Pekini dhe – në rastin e Japonisë – edhe nga vasalja e saj Koreja e Veriut. Nën administratën e Bidenit, Uashingtoni ka forcuar aleancat më të vogla, të ashtuquajturat “mini-laterale”, në rajon për të ndërtuar një arkitekturë të sigurisë lokale. Por nëse ato do të vazhdojnë të ekzistojnë në rast emergjence pa SHBA, kjo është e diskutueshme.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Të punohet fort për zgjidhjet” në dialogun Kosovë-Serbi
Artikulli tjetër Fuga përplaset më Gjinushin: “Projektet e Akademisë, të mbifaturuara”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.