KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dekani biznesmen në Universitetin e Sporteve braktis punën, Rektori e paguan
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Dekani biznesmen në Universitetin e Sporteve braktis punën, Rektori e paguan
AnalizeKorrupsionKryesoreSociale

Dekani biznesmen në Universitetin e Sporteve braktis punën, Rektori e paguan

Përditësimi i fundit: 10 Mars, 2025 11:58 am
245 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Robert Çina, biznesmen dhe njëherazi Dekan i Fakultetit të Shkencave të Rehabilitimit në Universitetin e Sporteve të Tiranës, nuk paraqitet gjithmonë në punë, sepse një pjesë të mirë të kohës është jashtë shtetit, por paguhet edhe për ditët që nuk shkon në fakultet.

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula tha në një deklaratë nga selia blu se arsyet dhe interesat e lidhjes së dekanit Robert Çina dhe rektorit Agron Kasa që i paguan rrogën atij pa punuar, duhet ti zbulojë kontrolli dhe hetimi që duhet ndërmarrë në këtë universitet.

“Më flagrant është fakti se, shpërdorimi dhe babëzia e Dekanit Robert Çina dhe aferat e tjera korruptive të Rektorit Agron Kasa i janë njoftuar Kryeministrit dhe ministres së Arsimit dhe deri më sot NUK kanë ndërmarrë asnjë masë. Rektori Agron Kasa dhe klani i tij, janë kapur edhe herë të tjera në afera korruptive me pasojë abuzimin e financave publike, sikurse konfirmon Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilin ky Rektor e fsheh!”, tha ajo ndër të tjera.

Më tej, Sula i bëri thirrje ministrisë së Arsimit dhe institucioneve ligjzbatuese të hetojnë këtë skandal dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore këta drejtues.

Deklarata e drejtueses së Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula:

Pa u mbushur java nga publikimi i aferës korruptive në UBT, një tjetër skandal shfaqet në media. Robert Çina, biznesmen dhe njëherazi Dekan i Fakultetit të Shkencave të Rehabilitimit në Universitetin e Sporteve të Tiranës, BRAKTIS punën për vite me radhë, dhe Rektori Agron Kasa, në dijeni të plotë, NUK e ndalon, por i paguan pagën e plotë për çdo muaj!

Dekani, autoriteti më i lartë i Fakultetit, që paguhet nga taksapaguesit, por edhe nga tarifat që paguajnë studentët, nuk shkon në punë!

Nuk bën as mësim dhe as detyrat dhe funksionet e Dekanit!

Mendoni: një Dekan i tillë, është edhe anëtar i organeve kolegjiale të Rektoratit dhe Senatit Akademik të këtij universiteti!

Dekani/Biznesmen Robert Çina, merr pagën në institucionin publik dhe kohën e punës e kalon në biznesin e tij privat dhe në pasionet e tij jashtë vendit!

 Ja ku ka mbërritur arsimi i lartë në vendin tonë!

●  Një Dekan që merr pagën pa shkuar në punë!dhe

●  Një Rektor, që në vend që të garantojë zbatimin e ligjit, fsheh dhe mbulon këtë SKANDAL!

Arsyet dhe interesat e lidhjes së dekanit z. Robert Çina dhe rektorit z. Agron Kasa, duhet ti zbulojë kontrolli dhe hetimi që duhet ndërmarrë në këtë universitet!?

Sikurse provoi emisioni investigative Piranjat, korrupsioni, abuzimi dhe shpërdorimi i detyrës është i pranishëm në çdo njësi dhe strukture, dhe ushtrohet në mënyrë të strukturuar nga drejtuesit më të lartë të universitetit.

Më flagrant është fakti se, shpërdorimi dhe babëzia e Dekanit Robert Çina dhe aferat e tjera korruptive të Rektorit Agron Kasa i janë njoftuar Kryeministrit dhe ministres së Arsimit dhe deri më sot NUK kanë ndërmarrë asnjë masë.

Rektori Agron Kasa dhe klani i tij, janë kapur edhe herë të tjera në afera korruptive me pasojë abuzimin e financave publike, sikurse konfirmon Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilin ky Rektor e fsheh!

Këta janë drejtuesit e universiteteve dhe fakulteteve tona, që dolën nga zgjedhjet pa konkurrime që diktoi Rilindja. Në vend që të drejtojnë universitetin, të arsimojnë të rinjtë tanë, strukturohen në grupe dhe ortaki korruptive që abuzojnë me financat e publikut  dhe shpërdorojnë detyrat në kurriz të studentëve.

Pasojat e këtyre skandaleve i vuajnë; studentët; prindërit dhe gjithë shoqëria jonë.

Partia Demokratike, duke dënuar me ashpërsi këtë nivel të neveritshëm të shpërdorimit dhe korrupsionit, u kërkon ministrisë së Arsimit dhe institucioneve ligjzbatuese të hetojnë këtë skandal dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore këta drejtues.

Të dashur studentë dhe pedagogë,

Ju që shpërdoroheni dhe vuani pasojat e këtij korrupsioni të drejtuesve të universiteteve, ju inkurajojmë të denonconi dhe të refuzoni këtë rrënim që po u bëhet universiteteve!

Partia Demokratike ju fton që më 11 Maji, të gjithë së bashku, të bashkohemi me votë dhe të shporrim këtë bandë hajnash dhe ta kthejmë universitetin në duart tuaja.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri
Artikulli tjetër Me një klikim, 1.5 miliard dollarë në duart e hakerëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale
Aktuale Finance Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale 28 Tetor, 2026
Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 28 Tetor, 2026
Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.