KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SpaceX shtyn fluturimin për të zëvendësuar astronautët e NASA-s, të bllokuar në stacionin hapësinor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > SpaceX shtyn fluturimin për të zëvendësuar astronautët e NASA-s, të bllokuar në stacionin hapësinor
AktualeBotaHI-TechSociale

SpaceX shtyn fluturimin për të zëvendësuar astronautët e NASA-s, të bllokuar në stacionin hapësinor

Përditësimi i fundit: 13 Mars, 2025 9:29 am
248 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një problem në platformën e lëshimit bëri që SpaceX të shtyjë një fluturim drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës të mërkurën në mbrëmje për të zëvendësuar dy astronautët e ngecur të NASA-s.

Ekuipazhi i ri duhet të niset drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës përpara se Butch Wilmore dhe Suni Williams të kthehen në Tokë pas nëntë muajsh në orbitë.

Rreth katër orë përpara lëshimit në hapësirë të raketës Falcon nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s, specialistët zbuluan disa elemente shqetësuese në sistemin hidraulik.

Inxhinierët bënë vlerësimin e sistemit hidraulik që përdoret për të çliruar një nga dy krahët që mbajnë raketën në platformën e lëshimit. Struktura duhet të anojë mbrapa menjëherë përpara lëshimit të raketës.

Të lidhur në kapsulën e tyre, katër astronautët pritën një vendim përfundimtar, i cili erdhi kur kishte mbetur më pak se një orë nga momenti i caktuar për lëshim.

Firma SpaceX e anuloi lëshimin por nuk njoftoi një datë të re për nisjen drejt hapësirës ndërsa theksoi se prova e radhës mund të jetë mbrëmjen e së enjtes.

Ekuipazhi amerikan, japonez dhe rus do të zëvendësojnë astronautët Wilmore dhe Williams, të cilët kanë mbetur në stacionin hapësinor që nga qershori. Dy pilotët testues mbetën në stacionin hapësinor pasi kapsula “Starliner” me të cilën udhëtuan, nga firma “Boeing”, pësoi një avari.

NASA tha atëherë se kthimi i astronautëve me sondën e firmës “Boeing” është shumë i rrezikshëm. Sipas njoftimit, dy astronautët do të qëndrojnë në stacionin hapësinor deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Fluturimi i parë me sondën e firmës Boeing ishte parashikuar të zgjaste një javë, por NASA dha urdhër që kapsula të kthehej në Tokë bosh dhe dy astronautët, Wilmore dhe Williams të ktheheshin me kapsulën e firmës SpaceX.

Në vitin 2014, NASA nënshkroi një kontratë prej 4.2 miliardë dollarësh me firmën ‘Boeing’ për ndërtimin e një mjeti hapësinor për dërgimin e astronautëve në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Po ashtu, NASA nënshkroi një kontratë të ngjashme prej 2.6 miliardë dollarësh me firmën ‘SpaceX’. Sonda “Dragon” e kompanisë SpaceX ka marrë miratimin e NASA-s për dërgimin e astronautëve në hapësirë që në vitin 2020.

Një sondë e fundit e kompanisë SpaceX dërgoi më shumë ushqime dhe rroba për astronautët Wilmore dhe Williams për ta bërë më të rehatshëm qëndrimin e tyre në hapësirë.

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA, hyjnë në fuqi tarifat për importet e çelikut dhe aluminit
Artikulli tjetër Zgjedhjet presidenciale rumune, e djathta extreme në kërkim të kandidatit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.