KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjoba dhe rivlerësim tatimor për ata që nuk plotësojnë deklaratën e të ardhurave brenda këtij muaji
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Gjoba dhe rivlerësim tatimor për ata që nuk plotësojnë deklaratën e të ardhurave brenda këtij muaji
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Gjoba dhe rivlerësim tatimor për ata që nuk plotësojnë deklaratën e të ardhurave brenda këtij muaji

Përditësimi i fundit: 21 Mars, 2025 10:54 am
240 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Rreth 150 mijë qytetarë shqiptarë do të kenë afat deri në fund të këtij muaji që të dorëzojnë elektronikisht deklaratën individuale të të ardhurave tatimore. Tatimet sqarojnë se ata individë që nuk përmbushin këtë detyrim ligjor do të gjobiten sipas parashikimeve të Ligjit të Procedurave Tatimore.

Sipas ligjit, gjoba 3 mijë lekë hyn automatikisht në fuqi për të gjithë individët që kanë detyrimin për të dorëzuar deklaratën e të ardhurave, por nuk e kanë përmbushur këtë detyrim deri në datën 31 mars. Por ky është vetëm sanksioni i parë. Më pas ligji i jep të drejtë administratës tatimore që të bëjë rivlerësim tatimor të individit.

Detyrimin për të dorëzuar deklaratën individuale të të ardhurave e kanë të gjithë qytetarët rezidentë dhe jo rezidentë, të cilët gjatë vitit 2024 plotësojnë një nga kushtet e mëposhtëme:

a-Kanë patur një pagë bruto vjetore mbi 1.2 milionë lekë;

b-janë të dypunësuar, të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit;

c-realizojnë të ardhura nga burime të tjera mbi 50 mijë lekë në vit për të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim.

Sipas të dhënave nga Tatimet, parashikohet që numri i deklaruesve të DIVA-s të jetë mbi 144 mijë individë, duke pasur parasysh që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, me uljen e kufirit nga 2 milion lekë në 1.2 milionë lekë, numri i deklaruesve pritet të jetë shumë më i lartë se vitet e mëparshme.

Administrata Tatimore njofton se deklarata DIVA 2024, gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nis në Kosovë gjyqi për Klodian Allajbeun e Spitalit Amerikan
Artikulli tjetër Koncesionari i pullave fiskale rikthehet nga dera e pasme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump
Fokus Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.