KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump vijon dëbimet nga SHBA, gati largimi i 530 mijë kubanëve dhe haitianëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump vijon dëbimet nga SHBA, gati largimi i 530 mijë kubanëve dhe haitianëve
AktualeAnalizeBotaFokusSociale

Trump vijon dëbimet nga SHBA, gati largimi i 530 mijë kubanëve dhe haitianëve

Përditësimi i fundit: 22 Mars, 2025 11:00 pm
144 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të revokojë statusin e përkohshëm ligjor për më shumë se gjysmë milioni emigrantë nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela. Këtyre emigrantëve u është bërë e ditur se duhet të largohen nga vendi para se lejet e tyre dhe mbrojtja nga dëbimi të anulohen më 24 prill, sipas një njoftimi të qeverisë federale.

Këta 530 mijë emigrantë u pranuan në SHBA në kuadër të një procesi sponsorizimi të epokës së presidentit, Joe Biden, të njohur si CHNV, i cili synonte të hapte rrugë ligjore për migrim. Por Trump e pezulloi këtë program sapo mori detyrën. Nuk është e qartë se sa prej këtyre emigrantëve kanë mundur të sigurojnë një status tjetër që do t’u lejonte të qëndronin ligjërisht në SHBA.
Programi u prezantua nga presidenti demokrat, Joe Biden në vitin 2022, fillimisht për venezuelasit, përpara se të zgjerohej për të përfshirë vende të tjera. Një gjykatës në çështjen e dëbimeve të emigrantëve kritikoi avokatët e qeverisë për sjellje mosrespektuese. Programi u lejonte emigrantëve dhe anëtarëve të familjes së tyre të afërt të fluturonin në SHBA nëse kishin sponsorë amerikanë dhe të qëndronin për dy vjet me një status të përkohshëm emigracioni të njohur si parole.

Administrata Biden argumentoi se CHNV do të ndihmonte në uljen e kalimeve të paligjshme në kufirin jugor të SHBA-së dhe do të mundësonte kontroll më të mirë të atyre që hynin në vend. Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) të premten kritikoi administratën e mëparshme, duke thënë se programi kishte dështuar në qëllimet e tij. Megjithatë, në njoftimin prej 35 faqesh në Regjistrin Federal thuhej se disa nga ata që janë në SHBA në kuadër të CHNV mund të lejohen të qëndrojnë në bazë të një vlerësimi rast pas rasti.

Trump po shqyrton gjithashtu mundësinë e anulimit të statusit ligjor të përkohshëm për rreth 240 mijë ukrainas që u larguan drejt SHBA-së gjatë konfliktit me Rusinë. CHNV ndihmoi që rreth 213 mijë haitianë të hynin në SHBA për shkak të përkeqësimit të kushteve në vendin e tyre të origjinës. Po ashtu, më shumë se 120700 venezuelas, 110,900 kubanë dhe mbi 93 mijë nikaraguanë u pranuan në SHBA në kuadër të këtij programi përpara se ta mbyllte Trump.

Muajin e kaluar, DHS njoftoi se në gusht do të përfundojë një tjetër program emigracioni, statusin e përkohshëm të mbrojtjes (TPS), për 500 mijë haitianë që jetojnë në SHBA. TPS u ishte dhënë shtetasve të vendeve të caktuara që përballeshin me kushte të pasigurta, si konflikte të armatosura ose katastrofa natyrore. DHS gjithashtu pezulloi TPS për venezuelasit në SHBA, ndonëse kjo po përballet me një sfidë ligjore. Që nga marrja e detyrës në janar, politikat e imigracionit të Trumpit janë përballur me një sërë pengesash ligjore.

 

Marrë nga BBC

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ish-ambasadori Bosch: Serbia nuk zbaton marrëveshjet, Kosova nuk duhet të lëshojë pe
Artikulli tjetër Sulmet në Gaza, shtohet revolta qytetare kundër kryeministrit izraelit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.