KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fotoja me Veliajn “dogji” gjyqtarin! Shtyhet seanca për Gerd Hoxhën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Fotoja me Veliajn “dogji” gjyqtarin! Shtyhet seanca për Gerd Hoxhën
AktualeAnalizeFokusKryesorePolitike

Fotoja me Veliajn “dogji” gjyqtarin! Shtyhet seanca për Gerd Hoxhën

Përditësimi i fundit: 27 Mars, 2025 3:08 pm
185 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën e padisë për gjyqtarin Gerd Hoxha, duke e kaluar për datën 23 prill.

Ai është thirrur si palë e tretë edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Skualifikimi nga gara për në gjykatën antikorrupsion i gjyqtarit Gerd Hoxha, për shkak të një fotografie me kryebashkiakun Erion Veliaj shkrepur në një nga takimet e ambasadës britanike, u shqyrtua sot në gjykatën Kushtetuese, pasi u vu në lëvizje prej gjykatës administrative të Tiranës dhe me palë të interesuar Kuvendin.

Neni 6 i këtij ligji është me pikëpyetje nga gjyqtari Hoxha dhe posaçërisht përbërja e Komisionit të posaçëm i cili verifikon kandidatët për në gjykatën antikorrupsion. Në këtë rast ky komision përbëhet  nga dy prokurorë të SPAK, një gjyqtar antikorrupsion dhe  dy hetues, të cilët në 24 korrik të vitit të shkuar e skualifikuan pretendentin Gerd Hoxha, sot zëvendëskryetar i gjykatës së Tiranës për shkak të një fotografie rastësore.

Gerd Hoxha e vlerëson si antikushtetues vendimmarrjen e komisionit që në përbërje ka hetues, dhe që është filtri i fundit përpara se kandidatët të shqyrtohen nga KLP dhe KLGJ. Por ajo që e bën të veçantë këtë çështje nuk është shtrëngimi i duarve me me kryebashkiakun e Tiranës. Por debati kushtetues mbi këtë filtër, i cili sakaq mban pezull jo vetëm emrin e garuesit për gjyqtar antikorrupsion.

Dhe sidomos precedenti i përsëritur për të tretën herë radhazi mbi procesin e përzgjedhjes së emrave drejt SPAK dhe GJKKO. E para ishte Sonila Muhametaj që ëndërroi SPAK-un,  megjithatë nuk u përzgjodh. Pasi hodhi akuza mbi këtë proces në Shqipëri prokurorja i është drejtuar Strasburgut. I dyti është prokurori Ndini Tavani që po ashtu ka hapur betejën e tij duke lënë të kuptojë se nuk heq dorë nga SPAK pavarësisht se  u rrëzua nga vlerësimet e një komisioni të ngjashëm certifikuar më pas në KLP.

Siç edhe prokurorja Muhametaj, Tavani është ankuar kundër Këshillit të lartë të Prokurorisë. Megjithatë proceset gjyqësore kryhen në kohën kur SPAK është plotësuar me 20 prokurorë, dhe ngjan se më ketë këmbëngulje dy garuesit prokurorë synojnë të zbulojnë të vërteta që i dinë vetëm ata.

Ose në rastin më të mirë duan të tregojnë se fituesit u seleksionuan me parapëlqim. Sidoqoftë procesi i garuesit Tavani ka ngecur në apel, për shkak se administrativja  ka vendosur të presë kushtetuesen për të parë çfarë do të thotë ajo në kazusin Gred Hoxha.

Një shtyrje të tillë duke e zvarritur procesin pa afat, prokurori Tavani e cilëson të qëllimshme, ndaj dhe ka dorëzuar rekurs në gjykatën e lartë. Që sërish duket se do të marrë kohën e saj.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kongresmenia amerikane “poshtëron” gazetaren britanike: Kthehuni në vendin tuaj
Artikulli tjetër Si e çimeton Putini pushtetin e tij prej 25 vitesh

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 28 Tetor, 2026
Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.