6.5 ton kokainë janë sekuestruar në bordin e një nëndetësje në brigjet e Portugalisë. Mediat e huaja raportojnë se mjeti lundrues ishte nisur nga Amerika e Jugut. Policia ka arrestuar pesë anëtarë të ekuipazhit, të cilët janë shtetas brazilianë, kolumbianë dhe spanjollë.
Mjeti lundrues dyshohet se i përket Primeiro Comando da Capital, grupit kriminal brazilian më të dhunshëm dhe ndër më të fuqishmit në Amerikën Latine, prania e të cilit në Portugali është rritur ndjeshëm në vitet e fundit.
Ende nuk është e qartë nëse destinacioni i tyre ishte porti i Sinesit, në Portugalinë kontinentale, ose nëse ata kishin si objektiv shpërndarjen e lëndës narkotike në sasi më të vogla në mes të detit dhe më pas vazhdimin e udhëtimit në Evropë.
Marrë nga Newsbomb.al