Donald Trump ka sugjeruar mundësinë e një mandati të tretë presidencial, pavarësisht se Kushtetuta e SHBA-së e ndalon një gjë të tillë. Në një intervistë për NBC, Trump u shfaq i sigurt se ka mënyra për të kaluar mbi kufizimet e Kushtetutës, ndërsa theksoi se “nuk po tallej” dhe se kishte plane të mundshme për realizimin e këtij qëllimi.
Trump, duke iu referuar mbështetjes që ka nga shumë njerëz, tha se shumë prej tyre po i kërkonin të mbetej në detyrë për një mandat të tretë. “Shumë njerëz po më kërkojnë ta bëj,” tha ai, duke shtuar se momentalisht është i fokusuar te mandati i tij aktual dhe se nuk është ende në fazën e fundit të mandatit të tij.
Kur iu pyet nëse dëshironte një mandat të tretë, Trump u përgjigj: “Më pëlqen të punoj,” duke sugjeruar se nuk po bëri shaka dhe ishte i serioz për mundësitë që mund të përdorte pushtetin për të ndryshuar realitetin kushtetues.
Marrë nga Lapsi.al