KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ç’do ndodhë me të ardhmen e Marine Le Pen?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ç’do ndodhë me të ardhmen e Marine Le Pen?
AnalizeBotaFokusPolitike

Ç’do ndodhë me të ardhmen e Marine Le Pen?

Përditësimi i fundit: 31 Mars, 2025 9:06 am
166 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

E ardhmja e lideres së ekstremit të djathtë Marine Le Pen, por edhe peizazhit politik të Francës do të vendoset të hënën kur një gjykatë do të japë vendimin e saj mbi akuzat se ajo dhe zyrtarë të partisë së saj kanë përvetësuar para nga Parlamenti Evropian. Nëse dënohet, kandidatja e 3 herëve në zgjedhjet presidenciale mund të ndalohet nga të kandidojë për herë të katërt për të pasuar Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale të 2027-ës.

Prokurorët kanë kërkuar që Le Pen t’i jepet një gjobë prej 300 000 €, një dënim me burg dhe që ajo të ndalohet të mbajë ose të kërkojë të mbajë një post politik për 5 vjet.

Të premten, në një rast që nuk kishte të bënte me Le Pen, këshilli kushtetues i Francës i dha një goditje lideres së Frontit Nacional (FN) kur vendosi që politikanët mund të ndalohen menjëherë nga detyra nëse dënohen për një krim. Le Pen ka akuzuar prokurorët se kërkojnë “vdekjen e saj politike” dhe tha se ndalimi i saj për të kandiduar do të anulonte dëshirat e votuesve dhe do të kërcënonte procesin demokratik.

Një sondazh në “Le Figaro” në fillim të këtij muaji sugjeronte se 42% e francezëve dëshironin që ajo të zgjidhej Presidente në vitin 2027. Le Pen emëroi Jordan Bardella, 29 vjeç, si president të FN në 2021, por një anëtar i lartë i partisë tha se “nuk kishte një plan B” nëse Le Pen shpallej menjëherë e papërshtatshme për të kandiduar në 2027 dhe kritikoi partinë se po “fshihte kokën në rërë”.

Le Pen dhe 24 të tjerë nga partia e saj duke përfshirë zyrtarë partiakë, punonjës, deputetë dhe asistentë u gjykuan nëntorin e kaluar me akuzën e marrjes së parave nga Parlamenti Evropian si pjesë e një mashtrimi me vende pune. Në vend që paratë të shpenzoheshin për stafin e BE-së, ata u akuzuan se i kishin përdorur për të paguar stafin e partisë së tyre në Francë.

Parlamenti Evropian vlerësoi se fondet e supozuara të përvetësuara arrinin në rreth 7 milionë euro. Le Pen dhe të tjerët i kanë mohuar akuzat. Çdo vendim që nuk e pastron Le Pen nga akuzat do ta lërë të ardhmen e saj politike në dyshim të madh. Nëse ajo shpallet fajtore për përvetësim, ajo pothuajse me siguri do të apelojë, gjë që do të kërkojë mbajtjen e një gjyqi të ri dhe çdo dënim me burg ose gjobë do të shtyhet derisa të gjykohet seanca e apelit.

Nëse asaj i jepet një dënim për të mos mbajtur poste publike për 5 vite me efekt të menjëhershëm, nuk ka gjasa që ajo të mund të hyjë në garën presidenciale të vitit 2027, përveç nëse procesi i apelimit nuk përshpejtohet dhe ajo nuk lirohet në kohë. Nëse gjyqtarët vendosin që ndalimi i mbajtjes së pozitave të shtyhet, ajo do të jetë si “shpata e Demokleut” e varur mbi fushatën e saj politike.

 

Marrë nga The Guardian

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Një dron i dyshimtë mbi qendrën e BE-së në Itali
Artikulli tjetër Trump kërcënon Putinin me tarifa, nëse s’bën armëpushim në Ukrainë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.