KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kuvendi përfshihet në fushatë, bën thirrje në FB për të votuar Ramën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kuvendi përfshihet në fushatë, bën thirrje në FB për të votuar Ramën
AktualeKryesoreOpinionPolitike

Kuvendi përfshihet në fushatë, bën thirrje në FB për të votuar Ramën

Përditësimi i fundit: 3 Prill, 2025 10:39 am
176 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nën drejtimin e Elisa Spiropalit, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë është kthyer në një mjet për fushatë të Partisë Socialiste, duke ngritur shqetësime për keqpërdorim të institucionit dhe vendosjen e burimeve publike në funksion të fushatës politike të partisë në pushtet.

Në shkelje të ligjit, ditën e sotme faqja zyrtare e Kuvendit në rrjetin sociale Facebook, ka shpërndarë një postim ku bënte thirrje për të votuar Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

“VOTO 5❤️ nga e majta në të djathtë, bashkë për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, drejt e në qendër të fletës së votimit, PS/Edi Rama️” – shkruhet në postim, ku është publikuar edhe një foto dore me 5 gishta, që tregon numrin e PS-së në fletën e votimit.

Postimi ka qëndruar për disa minuta dhe më pas është fshirë. Siç duket, Elisa Spiropali ka harruar që drejton një institucion shtetëror, i cili e ka të ndaluar të përfshihet në fushatë zgjedhore.

Me aktin e sotëm, institucioni i Kuvendit, një institucion që harton dhe miraton ligje, ka shkelur Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën.

Kjo nuk është hera e parë që Elisa Spiropali akuzohet për keqpërdorim të Kuvendit dhe vendosjen e burimeve publike në funksion të fushatës politike të partisë në pushtet. Një rast tjetër ishte dhe nisma “KuvendOn”, e cila nisi më 22 tetor nga Berati dhe më pas vazhdoi edhe në qytetet e tjera.

Bëhej fjalë për një fushatë takimesh, ku pretendohej se ishte një nismë për të afruar institucionin më të lartë të vendit me qytetarët. Por, krahas Spiropalit, në salla ishin deputetët e PS-së, zyrtarët lokalë të PS-së, si dhe zyrtarë të tjerë të partisë në pushtet.

Fjalimet në ato takime dominoheshin nga qëndrimet dhe premtimet politike, të tilla si rritja e pensioneve apo ndihma për grupe të ndryshme të shoqërisë. Ky aktivitet, përbënte më shumë aktivitet elektoral politik sesa një aktivitet të Kuvendit.

Gjithashtu, Elisa Spiropali është akuzuar edhe se grupin e “Whats App-it” të Kuvendit të Republikës, ku njoftohen gazetarët dhe mediat mbi aktivitetet parlamentare, e përdor edhe për qllime elektorale. Me anë të këtij grupi, kryetarja e Kuvendit njoftonte edhe të gjitha takimet që bën në kuadër të fushatës për zgjedhjet qëndrore të vitit 2025.

Aktivitetet e Spiropalit në Kavajë, Rrogozhinë, Vorë, Kamëz, që bëheshin në kuadër të postit të saj si drejtuese politike e Tiranës, mediave iu paraqitet për raportim si krytare e Kuvendit. Në atë grup çohej edhe teksti i zbardhur i Spiropali ku propagandon shërbimin e Qeverive apo bashkive ndaj qytetarëve.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Raporti vjetor i SPAK-ut, nga bandat kriminale, paratë e pista deri tek politikanët e korruptuar
Artikulli tjetër EasyPay do të nisë shërbimet e bankës së hapur, këtë muaj

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.