KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shefja e BE-së: “Përpjekjet për ta ndarë Bosnjën janë të papranueshme”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shefja e BE-së: “Përpjekjet për ta ndarë Bosnjën janë të papranueshme”
AktualeAnalizeOpinionPolitikeRajoni

Shefja e BE-së: “Përpjekjet për ta ndarë Bosnjën janë të papranueshme”

Përditësimi i fundit: 9 Prill, 2025 8:39 am
253 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Çdo përpjekje për ta ndarë Bosnje e Hercegovinën është e papranueshme, tha të martën në Sarajevë shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Duke folur gjatë vizitës së saj të parë në Bosnje, Kallas tha se udhëheqësia e entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska “po e minon rendin kushtetues të vendit dhe po kërcënon të drejtat themelore të njeriut të të gjithë qytetarëve”.

“Ne nuk do të tolerojmë asnjë kërcënim ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe rendit kushtetues të këtij vendi”, tha Kaja Kallas, duke iu drejtuar ushtarëve të EUFOR-it, misionit ushtarak të BE-së në Bosnje, i cili gjithashtu ka mandat ekzekutiv nga Kombet e Bashkuara për të siguruar stabilitetin e vendit përmes përdorimit të forcës.

Liderët e Republikës Sërpska, në veçanti presidenti Millorad Dodik, kritikohen nga qeveri perëndimore se po bëjnë përpjekje për ta ndarë nga Bosnja entitetin serb.

Në mars, Gjykata e Bosnje e Hercegovinës lëshoi fletarrestime kombëtare për Dodikun, kryeministrin Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiq, duke i akuzuar se kanë shkelur rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës me veprimet e tyre.

Që të tre i kanë shpërfillur thirrjet e autoriteteve për t’u paraqitur për marrje në pyetje.

Dodik është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, por Bashkimi Evropian deri më tani nuk ka qenë në gjendje të gjejë gjuhë të përbashkët për sanksione kundër tij, për shkak të kundërshtimit nga anëtarja e saj, Hungaria.

Republika Sërpska e kaloi në mars një draft të kushtetutës së re, e cila do ta përcaktonte këtë entitet si një shtet të popullit serb, do t’i jepte të drejtën për vetëvendosje dhe do ta themelonte ushtrinë e saj.

Kallas kujtoi se BE-ja dërgoi qindra ushtarë shtesë në Bosnje në mars dhe se EUFOR-i mbështet Forca e Armatosur e Bosnjës nëpërmjet trajnimit dhe mbështetjes për çminimin.

“Ne jemi të shqetësuar për këtë vend dhe të ardhmen e tij. Retorika nxitëse dhe përpjekjet për ndarje janë të rrezikshme, të papranueshme dhe përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Bosnjën”, tha Kallas.

Kallas u me tre anëtarët e Presidencë së Bosnjës, Zheljko Cvijanoviq, Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq.

Pas takimit, Kallas përsëriti mesazhet që kishte përcjellë gjatë vizitës së saj në EUFOR, duke theksuar se Kushtetuta është gur themeli i Bosnjës dhe se respektimi i saj është i detyrueshëm dhe dënoi edhe një herë përpjekjet për të sulmuar rendin kushtetues, që vijnë nga Republika Sërpska.

Qëndrime të ndryshme të anëtarëve të Presidencës së Bosnjës

Zheljka Cvijanovië, anëtare e Presidencës së Bosnjës nga Republika Sërpska, tha se takimi “ishte mundësi që mysafiri ynë të shohë se si kemi mendime të ndryshme, se cilat janë problemet dhe cilat janë zgjidhjet”.

“Ne kemi nevojë për marrëveshje të brendshme. Problemet u ngritën, sepse një i huaj i pazgjedhur, i quajtur Christian Schmidt, bëri ndryshime në ligj. Ne jemi të përkushtuar në rrugën evropiane, por ajo mund të jetë vetëm produkt i punës së brendshme, jo ndonjë imponimi”, tha Cvijanoviq.

Përfaqësuesi i Lartë i ndërkombëtar për Bonjës e ka autoritetin, të konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, për të vendosur ligje dhe për të shkarkuar zyrtarë.

Ai e ndryshoi edhe Kodin Penal të Bosnjës dhe vendimet e tij i bëri të detyrueshme.

Dodik u dënua në shkurt me një vit burg dhe iu ndalua ushtrimi i detyrës për gjashtë vjet për shkak të shpërfilljes së vendimeve të përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar.

Zheljko Komshiq, anëtar i Presidencës nga Federata e Bosnjës, shkurtimisht iu përgjigj Cvijanoviqit, duke thënë se “nga Sarajeva vijnë thirrje për ta arrestuar Dodikun dhe udhëheqësit e Republikës Sërpska”.

“Ne nuk thamë ‘arrestim’, por thotë Gjykata e Bosnjës si institucion i Bosnjës. Vendimet e gjykatës duam apo s’duam zbatohen”, tha Komshiq.

Denis Beqiroviq, gjithashtu anëtar i Presidencës së Bosnjës nga Federata e Bosnjës, tha se “ekziston një iluzion i rrezikshëm në Republikën Sërpska se një shpërbërje paqësore e Bosnjës është e mundur, e cila mund të çojë në katastrofë”.

Beqiroviq shtoi se “derisa ta ndalojmë sulmin ndaj rendit kushtetues në Bosnjës, askush nuk duhet të presë që ne të merremi me ndonjë temë tjetër”.

Kallas është në një turne në Ballkanin Perëndimor, të cilin e nisi me vizitë në Mal të Zi të hënën dhe para se të mbërrinte në Bosnje qëndroi në Shqipëri të martën paradite.

Në Tiranë, ajo u takua me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Ajo tha se Shqipëria është partnere e fortë e BE-së dhe se si anëtare e NATO-s është plotësisht në linjë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të bllokut.

Në Podgoricë, Kallas u takua me kryeministrin Milojko Spajiq dhe në Cetinje me presidentin malazez Jakov Milatoviq.

Kallas tha në Podgoricë se ishte e shqetësuar për stabilitetin rajonal dhe njoftoi se do të diskutohej gjatë vizitës së saj në Sarajevë. Ajo tha gjithashtu se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është i rëndësishëm.

Gjatë seancave dëgjimore për konfirmimin e saj në postin e shefes të diplomacisë së BE-së, Kallas kishte premtuar që do të punojë që zgjerimi i BE-së të bëhet realitet.

Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – përveç Kosovës – si dhe Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Turqia janë kandidate për anëtarësim në BE.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në bllokun evropian, por aplikimi i saj nuk është shqyrtuar ende.

Ajo nuk ka paralajmëruar vizitë në Kosovë dhe Serbi gjatë turneut të kësaj jave në Ballkan.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Konjufca dyshon se Vetëvendosja mund ta bëjë qeverinë pa opozitën
Artikulli tjetër Gjermani: CDU/CSU dhe SPD në prag të marrëveshjes

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.