Pas aventurave në Itali, Spanjë, Angli dhe Turqi, sulmuesi i Kombëtares shqiptare Rey Manaj mund të provojë edhe futbollin gjerman.
Ndërkohë ai është duke shkëlqyer në vitin e tij të dytë me Sivassporin, derisa shënon vazhdimisht. 28-vjeçari ka zhvilluar 22 ndeshje këtë edicion, teksa ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.
Mediat në Gjermani dhe Turqi kanë raportuar se agjentët e lojtarit kanë pasur disa bisedime me klubin e njohur gjerman të Borussia Moenchegladbach.
Nuk dihet nëse klubi gjerman do të bëjë ofertë, megjithatë ata kanë shprehur interesim për Manajn. Ndërkombëtari shqiptar ka një klauzolë largimi nga Sivasspor prej katër milionë eurove.