KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dy anije me 40 emigrantë nga Italia mbërrijnë sot në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Dy anije me 40 emigrantë nga Italia mbërrijnë sot në Shqipëri
AktualeAnalizeFokusSociale

Dy anije me 40 emigrantë nga Italia mbërrijnë sot në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 11 Prill, 2025 8:44 am
205 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ditën e sotme priten transferimet e para të emigrantëve nga Italia në qendrën e Gjadrit në Shqipëri, e kthyer me dekret të qeverisë italiane në Qendrën e Paraburgimit për Riatdhesimin, CPR. Transferimi i emigrantëve nga Italia në qendrën e Gjadrit në Shqipëri ishte njoftuar se do të kryhej dje por u shty për ditën e sotme.

Autoritetet italiane paralajmëruan se dy anijet e planifikuara për sot në portin e Shëngjinit do të mbërrijnë rreth orës 15:00. Anija e parë do të ketë 15 emigrantë në bord ndërsa në mbrëmje, rreth orës 19:00, do të mbërrijë anija e dytë me 25 emigrantë të tjerë. Në total, rreth 40 emigrantë do të mbërrijnë nesër, kjo e barabartë me kapacitetin aktual të kontejnerëve të ngritur brenda kampit të Gjadrit.

Emigrantët e ardhur në janar 2025 ishin grupi i tretë dhe më i madh që ka ardhur në qendrën e pritjes në Shëngjin. Në dy rastet e mëparshme, tetorin dhe nëntorin e kaluar, gjyqtarët nuk kishin vërtetuar ndalimin e azilkërkuesve të sjellë në objektet shqiptare. Qeveria italiane u ndalua disa herë nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Shkak i ndalimit dhe kthimit të emigrantëve ishin listat e vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.

Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje. Kjo marrëveshje ngjalli kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin këtë projekt si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigrantëve në vende më të dobëta në aspektin ligjor dhe ekonomik.

Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta. Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.

Marrëveshja për emigrantët është kritikuar nga opozita italiane se është e shtrenjtë, me një kosto rreth 800 milionë euro gjatë pesë viteve, dhe sipas tyre trajton vetëm një pikë në oqeanin e emigrantëve që arrijnë në Itali çdo vit. Nga ana tjetër Komisioni Evropian dhe disa liderë evropianë kanë shprehur interesin që ai të bëhet një model i mundshëm për menaxhimin e emigrantëve jashtë territorit të BE-së.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

‘Kurier’: Nuk ndalen protestat, prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Cila është fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025?
Artikulli tjetër Thellohet tragjedia në Republikën Domenikane 218 të vdekur pas shembjes së çatisë së një klubi nate

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma e Avokatisë: Do bojkotojmë seancat
Aktuale Fokus HI-Tech Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
Drejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.