KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria shqiptare në negociata të fshehta për të sjellë emigrantë nga Britania
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeveria shqiptare në negociata të fshehta për të sjellë emigrantë nga Britania
AktualeAnalizeFokusKryesorePolitike

Qeveria shqiptare në negociata të fshehta për të sjellë emigrantë nga Britania

Përditësimi i fundit: 25 Prill, 2025 12:12 pm
236 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Më 15 maj pritet të mbërrijë në Tiranë kryeministri britanik Keir Starmer. Qëndrimi i tij do të zgjasë 48 orë, ndërsa ai pritet të çojë përpara një agjendë deri tani të fshehtë të qeverisë së tij, e cila lidhet me ngritjen e një tjetër qendre për azilkërkues emigrantësh në Shqipëri — njësoj si ajo e italianëve në Gjadër.

Një burim i kualifikuar dhe me lidhje pranë “Home Office” në Londër informoi ekskluzivisht Hashtag.al mbi këtë zhvillim:

“Më 16 maj në Tiranë do të mbërrijnë disa liderë të BE-së për samitin që do të mbahet në kryeqytet. Por vizita e zotit Starmer do të ndodhë 24 orë më herët, më 15 maj. Kryeministri i vendit tuaj do të përpiqet ta paraqesë këtë vizitë si historike, ndonëse zoti Starmer ka një qëllim të vetëm: ndërtimin e një tjetër qendre për azilkërkues, me qëllim zhvendosjen e emigrantëve (kryesisht nga Lindja e Mesme) nga Britania në Shqipëri,” – tha burimi i kualifikuar.

Mësohet se shteti shqiptar dhe ai britanik kanë shkëmbyer, gjatë muajve të fundit, informacione përmes kanaleve shtetërore joformale (të padukshme), lidhur me mundësitë dhe variantet e zbatimit të këtij projekti.

Aktualisht, Shqipëria ka ndërtuar një kamp të tillë për transferimin e emigrantëve nga Italia, në zonën e Gjadrit.

Por ky projekt mori jetë vetëm pas një incidenti të mëparshëm me qeverinë britanike.

“Nëse ju kujtohet, Shqipërinë e vizitoi në korrik të vitit 2021 ish-ministrja britanike Priti Patel. Asokohe, Shqipëria ishte shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje dhe qeveria shqiptare kërkoi nga pala britanike që ky projekt i fshehtë të mos dekonspirohej dhe të mbetej konfidencial deri në momentin e fundit. Kishte edhe grupe pune që u morën me detajet. Por dikush nga qeveria e mëparshme britanike nxori këto informacione në media dhe qeveria shqiptare u tërhoq,” – tregoi i njëjti burim.

Mësohet gjithashtu se kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një takim me kryeministren italiane Giorgia Meloni në shtator të vitit 2024, ku – ndër të tjera – ai e ka pyetur posaçërisht homologen italiane për teknikat dhe mënyrat që ajo sugjeronte për të bindur Edi Ramën mbi këtë projekt.

I pyetur nga Hashtag.al se çfarë do të përfitonte në këmbim kryeministri i Shqipërisë nëse do ta bënte këtë koncesion ndaj britanikëve – duke qenë se Britania nuk është as pjesë e BE-së – burimi u shpreh:

“Ka dy lloj përfitimesh: privilegje, në rastin më të mirë, ose thjesht kohë, kur ke halle. Druaj se bëhet fjalë për variantin e dytë. Kryeministri shqiptar ndoshta po përpiqet të fitojë kohë, dhe mjeti shtrëngues mund të jetë presioni britanik përmes Prokurorisë së Posaçme SPAK, e cila ka dosje të gatshme dhe tepër të rënda për gjeneralët kryesorë të Ramës dhe për të vetë,” – tha burimi, i cili shtoi: “Mos u habisni nëse, në një moment të dytë dhe për të njëjtën arsye – për të fituar kohë nga halli – kryeministri juaj projekton edhe ndërtimin e kampeve për palestinezët.”

 

Marrë nga Hashtag.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mbi 1.71 miliardë Euro u dhanë përmes tenderave në vitin 2024
Artikulli tjetër Katolikët MAGA presin një papë më tradicional, si pasuesin e Françeskut

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.