Një zjarr i madh ka shpërthyer në një nënstacion elektrik në Londrën Perëndimore, duke përfshirë gjithashtu edhe një bllok banimi aty pranë.
Banorët e Londrës u zgjuan të alarmuar nga tymi që përhapej në ajër, pasi rreth orës 05:30 një zjarr përfshiu nënstacionin elektrik në Aberdeen Place, në zonën Maida Vale.
Sipas Brigadës së Zjarrfikësve të Londrës, mbi 100 zjarrfikës ndodhen aktualisht në vendngjarje, ndërsa u konfirmua se një pjesë e çatisë së një ndërtese banimi është përfshirë gjithashtu nga flakët.
Rreth 80 persona janë evakuuar nga blloku i apartamenteve për arsye sigurie. Autoritetet kanë këshilluar banorët e zonës që të mbajnë dritaret dhe dyert e mbyllura për shkak të përhapjes së tymit të dendur.
Marrë nga Daily Mail