Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka reaguar pas bojkotit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak nga ana e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialdemokrate në Shkodër.
Përmes një postimi në Facebook, Beci shkruan se këshilltarët kanë braktisur detyrën e tyre, duke lënë pa miratuar ndihmën ekonomike për familjet e varfra, fondet e emergjencës dhe projektet për menaxhimin e plazhit të Velipojës.
“Me këtë braktisje me justifikime bajate, ato bllokuan shpërndarjen e ndihmës ekonomike për familjet e varfra, megjithëse në fushatë përbetohen për luftë kundër varfërisë. Bllokuan fondet e emergjencës për familjet e prekura nga fatkeqësitë. Bllokuan vendimin për mirëmenaxhimin e plazhit të Velipojës, i cili do t’i kthente qytetarëve hapësira publike të menaxhuara nga bashkia, larg abuzimeve dhe klientelizmit politik,” – shkruan Beci.
Marrë nga Newsbomb.al