KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: PD përshëndet kthesën e DASH: Lufta jo për Berishën, por për opozitën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > PD përshëndet kthesën e DASH: Lufta jo për Berishën, por për opozitën
AktualeKomentPolitike

PD përshëndet kthesën e DASH: Lufta jo për Berishën, por për opozitën

Përditësimi i fundit: 8 Maj, 2025 2:04 pm
272 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Partia Demokratike ka reaguar ndaj një qëndrimi të fundit nga Departamenti Amerikan i Shtetit, që sipas saj, përbën një rikthim në legalitet, pas tre vitesh ku “opozita u pengua përmes vendimeve të motivuara politikisht nga administrata Biden, Soros dhe Rama”.

Në një deklaratë zyrtare, PD e ka përshëndetur qëndrimin e Departamentit të Shtetit dhe shton se “Nuk ka qenë betejë për lirinë e Sali Berishës për të udhëtuar, por lufta e tij dhe demokratëve për të drejtën e shqiptarëve që opozitën të mos e emërojë pushteti.”
PD falënderon Departamentin e Shtetit për një qasje të re dhe parimore, që sipas saj, u bë e mundur falë fitores së Donald Trump dhe deklaratave të zëvendëspresidentit republikan J.D. Vance, i cili në Konferencën e Mynihut kritikoi ndërhyrjet e administratës Biden në vendet e tjera përmes “armës së antikorrupsionit”.
“Nuk është liria për të udhëtuar e Sali Berishës që është penguar këto vite, por është liria e popullit shqiptar për të zgjedhur udhëheqësit e vet, dhe për të pasur një opozitë që nuk e emëron pushteti.”

Deklarata e PD vjen menjëherë pas një shkrimi të gazetarit amerikan Marc Caputo, i cili në rrjetin “X” publikoi një përgjigje nga Departamenti i Shtetit, pas një pyetjeje në lidhje me statusin e vizës së Berishës: “E pyeta DASH për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA.”

Megjithatë, në përgjigjen e DASH nënvizohen edhe klauzola përjashtuese: “Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare.”

Ajo që ka ngjallur reagime është pjesa e dytë e deklaratës, ku duket se DASH e distancon veten nga vendimi i epokës Biden, duke e cilësuar si një vendim të politizuar që “ka dëmtuar marrëdhëniet mes dy popujve”.

“Ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it.”

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe familjarët e tij u shpallën “non grata” më 19 maj 2021, me arsyetimin se ishin të përfshirë në korrupsion madhor dhe ndërhyrje në procese publike, sipas ish-sekretarit të Shtetit Antony Blinken. Berisha i ka mohuar akuzat dhe ka ngritur padi ndaj Blinken.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme
Artikulli tjetër Avioni i parë ulet në Aeroportin e Vlorës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.