Fluturimi i parë cerfitikues në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës është bërë paraditën e sotme.
Ky aeroport ka marrë kodin e fluturimeve VLO dhe pritet që brenda sezonit veror të ketë fluturime zyrtare.
Gjatë fjalës së saj ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar ditën e sotme se aeroporti i Vlorës është një investim prej 140 mln euro.
Balluku ka deklaruar se pista e e aeroportit i plotëson të gjitha kushtet, ndërkohë që e ka quajtur këtë një moment historik.
Kryeministri Edi Rama gjatë inagurimit të fluturimit të parë në këtë aeroport, theksuar se ky projekt nuk ishte aspak i lehtë.
Për të garantuar një platformë solide me të gjitha parametrat e sigurisë, Rama tha se aeroporti është ngritur 2 metra mbi terrenin.
Teksa po fliste për aeroportin e Vlorës që do të operohet nga Air Albania, Rama zbuloi dhe një kompani tjetër shqiptare që është regjistruar në QKB.
Kjo kompani është Air Kosova, e cila do të ketë bazën e saj në aeroportin e Kuksit dhe sapo të sigurojë avionët për të filluar me operacionet në territor.
Marrë nga Dosja.al