KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nuk jemi 28 mijë kilometra katrorë, kush e morri Shqipërinë?!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Nuk jemi 28 mijë kilometra katrorë, kush e morri Shqipërinë?!
AktualeAnalizeKryesoreOpinionSociale

Nuk jemi 28 mijë kilometra katrorë, kush e morri Shqipërinë?!

Përditësimi i fundit: 20 Maj, 2025 10:10 am
257 Shikime
Share
11 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria nuk është më 28 748 kilometra katrorë. Tokën e ka marrë deti, ndërsa qindra mijëra hektarë terren bujqësor, kullota, livadhe dhe brigje lumenjsh, u zhdukën si pasojë e erozionit (gërryerjes së tokës). Më shumë se natyra, fenomeni njeri ndikoi në rrëshqitjen masive, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e kuqe të rrezikut, rreth 11 herë më të lartë se mesatarja e vendeve të BE-së.

Shkarjet

Shkarjet zhdukën mijëra hektarë tokë për shumë vite, veçanërisht në 25-vjeçarin e fundit, e cila reflektohet në degradim të terrenit, deri në rrezikun e pranishëm në dëmtimin e banesave pranë të cilave ka erozion të vazhdueshme të tokës, veçanërisht në stinët me intensitet të lartë reshjesh.

Thuajse i gjithë vendi është në rrezik të lartë dhe shumë të lartë, me përjashtim të Durrësit, Fierit dhe Lezhës, të cilat mbesin deri diku në zonën normale për shkak të terrenit fushor.

Erozioni

“Erozioni i tokës ka prekur rreth 350 000 ha tokë bujqësore (mbi 50% të saj), me një humbje totale prej 60 milionë ton material të ngurtë”, thotë për Faktoje.al, prof dr Fran Gjoka, pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës, teksa shton se duhen 100 deri 400 vjet që të formohet rreth 1 cm tokë që mund të mbështesë jetën e bimëve dhe në tërësi jetën në tokë.

Ndërsa natyra kërkon deri në katër shekuj rigjenerim për të përfituar 1 cm tokë, njeriu dhe politikat jo të duhura qeveritare, duke anashkaluar mbrojtjen e mjedisit dhe territorit në emër të zhvillimit, ndikuan negativisht në 25 vitet e fundit.

Fenomenet

Një prej fenomeneve kryesore të erozionit është shkatërrimi i baseneve të lumenjve nga shfrytëzimi pa kriter në përfitimin e inerteve për sektorin e ndërtimit, ngritja e hidrocentraleve të shumta dhe mungesa e investimeve në ngritjen e argjinaturave, apo pyllëzimit në zonat me risk të lartë erozioni. “Erozioni i tokës mund të konsiderohet një kërcënim kombëtar”, ngre shqetësimin profesor Gjoka.

Një fshat që po rrëshqet!

Bastari i Mesëm ka marrë drejtimin gjithnjë për poshtë, duke u afruar gradualisht me rrëshqitje pranë Zallë-Bastarit, aty ku zallit i ka mbetur vetëm emri, pasi fare pak ujë rrjedh nga bllokada që i bën një hidrocentral, që në vatër të burimit. “Ka rrëshqitje të mëdha të tokës në Bastarin e Mesëm. Rrezikohen edhe shtëpitë që kanë mbetur”, thotë për Faktoje.al, Kalem Koçi, i cili sapo ka pluguar me zetorin e tij një ngastër are në Kodër Shupal, fshat i komunës Zallë-Bastar të Tiranës. “Ehu, lumi s’ka pikë uji për shumë muaj, mbushet vetëm kur bie shiu me rrëmbim dhe çfarë nuk merr përpara”, vijon më tej Koçi, i cili e sheh fenomenin, duke kuptuar se diçka nuk shkon në atë zonë me rrezik të lartë të ikjes së tokës bujqësore dhe zhavorrimit të saj.

“Zallë- Bastari është një prej zonave me rrezik të madh erozioni. Ka shumë dëmtime të tokës, si bujqësore ashtu edhe kullosore”, thotë për Faktoje.al, prof dr Fran Gjoka.

Hidrocentralet

Fenomenin e ngritjes së hidrocentraleve të shumta, duke prishur habitatin që natyra ka krijuar për miliona vite, profesor Gjoka e sheh si një ndër shkaktarët e erozionit dhe prishjes së ekosistemit. “Lumenjtë që shfrytëzohen nga hidrocentrale në kohë të ndryshme sjellin vetëm ujë të pastër, pa përbërësit natyralë që duhet të rrjedhë një lumë ose përrua”, thotë Gjoka.

Deti “ha” tokë

Pasojat e shfrytëzimit të vazhdueshëm të lumenjve dhe degradimi i tokave, si pasojë e erozionit, “matet” më së miri në det. Në një studim të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit evidentohen zonat më problematike ku deti vit pas viti ka prishur vijën e saj natyrale duke rrëmbyer qindra hektarë tokë në zona të ndryshme.

“Përsa i përket dinamikës së vijës bregore, rajoni me problematikën më të lartë është ai i Gjirit të Drinit, ku bilanci akumulim- erozion është negativ. Kjo hapësirë përbën pjesën më të rëndësishme erozive të segmentit Shëngjin – Grykëderdhja e Drinit, ku erozioni i përgjithshëm është 7.93 ha në katër vjeçarin e fundit me një trend prej afërsish 2 hektarësh të humbura në vit”, thuhet në raportin e AKM-së.

Të dhënat për gjendjen aktuale të sipërfaqeve të eroduara dhe të akumuluara në bregdetet e deteve Jon dhe Adriatik përfshijnë periudhat 2017-2022 dhe monitorime të vitit 2023 për zonat me problematikë më të lartë. “Në total, në rajonin e gjirit të Drinit kemi 50.58 hektarë të humbur nga eurozioni, por 24.22 janë rikuperuar, por bilanci është 26.63 hektarë të humbur nga eurozioni, pa arritur që të rikuperohet” tha për Faktoje.al, eksperti Ilir Brasha.

Kune-Vain

“Në bregdetin e Kunës (Shëngjin), veprimtaria e erozionit bregdetar ka shkatërruar sipërfaqe të konsiderueshme të plazhit dhe kontribuon në destabilizimin e dunave dhe brigjeve lumore në deltën e Lumit Drin e Mat. Nga viti 1970 e deri tani, llogaritet të jenë eliminuar 362 ha sipërfaqe e bregdetare (plazhe, duna e pyje aluvional etj) të Kune -Vainit. Dëme ka pasur dhe në aktivitetet social ekonomike si bujqësi, turizëm e peshkim, të cilat janë mjaft të rëndësishme për komunitetin e zonës e më gjerë” përcakton studimi mbi analizën e riskut të fatkeqësive natyrore në Bashkinë Lezhë.

Semani

Një tjetër zonë shumë problematike konsiderohet Plazhi i Semanit. Përgjatë 30 viteve të fundit, si pasojë e erozionit deti është futur në qindra metra dhe në zona të caktuara deri në një kilometër. Kjo lidhet kryesisht me prurjet e lumenjve të cilat në grykëderdhjet e tyre sjellin inerte, mbetje dhe dhera në mënyrë jo natyrale.

“Ndryshimet klimatike ndikuan në deformimin e motit dhe sasisë së reshjeve, e cila reflektohet në prishjen e ekosistemit. Në stinë ku reshjet duhet të ishin të pranishme ndodh që për një kohë të gjatë nuk ka, por kur nisin vijnë me shtrëngata dhe për pasojë sjellin vërshime të cilat në përbërësit e tyre shkaktojnë përmbytje dhe shkatërrim të ekosistemit” thotë profesor Gjoka.

Erozioni dhe “toka pa yndyrë”

Ndërsa faktet tregojnë se më shumë se gjysma e tokës bujqësore është prekur nga fenomeni i erozionit, i cili sjell edhe pasoja të tjera zinxhir, institucionet shqiptare kanë projekte, duke e konsideruar edhe “strategji” shumëvjeçare, ndërsa situata vjen dhe rëndohet vit pas viti. Investimet konkrete për frenimin e erozionit janë minimale. Nuk është vetëm rreziku i rrëshqitjeve masive dhe humbjes së tokës bujqësore, kullotave apo pyjeve, pasi fenomeni i erozionit po varfëron edhe përbërësit e tokës, e cila reflektohet në një bimësi më të pakët, ose të pazhvilluar. “…Të dhënat tregojnë gjithashtu për rreth 115000 ha tokë me rrezik të lartë për rrëshqitje dhe mbi 4000 ha të shkara” thotë për Faktoje.al, prof dr Fran Gjoka.

Gjithashtu profesori i njohur i Universitetit Bujqësor të Tiranës konstaton se dëmi ekonomik që sjell erozioni është shumë i madh. “Sipas vlerësimeve tona kostoja vjetore e erozionit vetëm për tokën bujqësore vlerësohet në rreth 60 milionë dollarë në vit, ose 86 dollarë për hektarë”, thekson profesor Gjoka.

Deri në 100 ha tokë humbet në vit

Pasojat e erozionit tashmë ndihen në të paktën nëntë qarqe të vendit ku në zona të ndryshme aktiviteti i gërryerjes është shumë i lartë. “Një studim eksperimental dy vjecar i para disa viteve në pellgun ujëmbledhës të Bovillës tregoi një nivel humbje të tokës që varionte nga rreth 36 ton/ha në tokë pyjore, 102 ton/ha në tokë bujqësore, 59 ton/ha në tokë kullosore dhe 351 ton/ha në tokë të zhveshur”, argumenton profesor Gjoka.

Krahasimi me BE

Krahasuar me humbjen mesatare të vendeve të BE-së Shqipëria mbetet në hartën e kuqe të rrezikut, deri në pamundësinë e rikuperimit të tokës, pavarësisht masave që mund të merren. “Problematika lidhet me shumë faktorë si gjeologjia, mbulesa bimore pjerrësia, etj. Për nga gjeologjia, rajonet më problemore janë Tepelenë-Përmet, Skrapar-Berat;  zona e Krrabës në Elbasan, Pukë – Mirditë dhe Kukës” shprehet studiuesi i njohur i çështjeve mjedisore, veçanërisht i tokës, profesor Fran Gjoka.

Masat e propozuara

Për të ndalur dhe kufizuar erozionin e tokës, duhet të merren një sërë masash të kombinuara:

•        Përmirësimi i mbulesës bimore: Duhet të ruajmë dhe të pwrmirwsojmw mbulesën bimore, veçanërisht në zona me rrezik, duke mbjellë bimë shumëvjeçare, shkurre dhe pyje mbrojtëse.

•        Punimi i tokës në mënyrë të qëndrueshme

•        Ndërtimi i strukturave mbrojtëse

•        Menaxhimi i kullotave

•        Përmirësimi i infrastrukturës në zonat rurale

•        Edukimi dhe sensibilizimi

•        Zbatimi i ligjit dhe planeve të menaxhimit të tokës

Shënim: Masat që parashtrohen janë rekomanduar nga prof dr Fran Gjoka, pas disa studimeve të kryera në terren mbi erozionin në vendin tonë.

Përfundimi

Shqipëria është në rrezik serioz nga erozioni, veçanërisht prekja e gjysmës së tokës bujqësore nga ky fenomen. Pavarësisht masave të marra në ngritjen e disa argjinaturave është frenuar disi fenomeni i përmbytjeve, por erozioni vijon të jetë i pranishëm në të paktën nëntë qarqe të vendit. Strategjitë për mbrojtjen e mjedisit dhe veçanërisht çështjes së erozionit deri më tani kanë dështuar, ndërsa kosto financiare e dëmit të shkaktuar shtohet vit pas viti. Erozioni ka prekur edhe sektorin e turizmit veçanërisht në vijën bregdetare ku deti ka marrë qindra hektarë tokë dhe prishur zona që deri para 40 vitesh shërbenin si plazhe.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leoni në Çikago del në ankand
Artikulli tjetër Parlamenti i Hungarisë miraton tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.