KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: JAMAIS – Infektimi i butë nga totalitarizmi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > JAMAIS – Infektimi i butë nga totalitarizmi
KryesoreOpinionPolitikeSociale

JAMAIS – Infektimi i butë nga totalitarizmi

Përditësimi i fundit: 20 Maj, 2025 10:40 am
205 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nga Aurel Plasari

JAMAIS !

E mira është t’i ndjekim simptomat e murtajës që vijnë nga BE-ja – më sak nga burokracia e saj – për t’u mbrojtur nga rreziku që na kërcënohet.

Lajmi i radhës vjen nga një personazh politik në Francë, Najat Vallaud-Belkacem, me kërkesën e saj publike: “Po, është normale të vendosësh rregullore në platformat e mediave sociale, t’i bësh ato media të vërteta, veçanërisht përmes moderimit paraprak (!!!) të përmbajtjes!”.

Po kjo zonjëz një vit më parë ka pas bërë thirrje për “racionimin e internetit”. Tani oreksi i është shtuar.

Pra censurë. Ose më thjesht vdekje e rrjeteve sociale. Domethënë fund i lirisë së shprehjes.

Por kush është kjo zonjëz? Najat Vallaud-Belkacem është një aktiviste që ka bërë karrierë duke mbrojtur kauzat sensitive, që janë edhe në modë. Sidomos kauzën e feminizmit, me përsëritet e prononcimeve: Gruaja! Gruaja! Gruaja!

Falë një popullariteti të fituar kësisoj, ia doli të emërohej në moshën 27-vjeçare ministre e Edukimit Kombëtar, e Arsimit të Lartë dhe e Kërkimit në dy qeveri, nga 2014 dhe 2017. Dështoi pothuaj në të gjitha eksperimente e saj ekscentrike në fushat në fjalë.

E kam pas ndjekur si fliste në publik, pasi më kujtonte një episod zbavitës me një çift miqsh në Stamboll. Gjatë një dreke tek ata, më ofruan një surprizë. Hoqën një mbulesë dhe nën të u shfaq një kafaz i bukur me një papagall brenda.

Surpriza ishte që papagalli fliste frëngjisht duke përsëritur “Jamais! Jamais!” Vetëm se nuk e shqiptonte “Zhamé! Zhamé”, por “Zhamëëë! Zhamëëë!”. I lezetshëm sa s’thuhet.

Sa për francezët shpresoj që ata ta mbajnë mend prej gjyshërve të tyre se ç’është censura paraprake. Ka qenë përdorur edhe në Francën liberale disa herësh, sidomos duke përfituar nga “situata emergjente”.

Veprohej kështu: radhitej teksti i gazetës në flanin e formatuar sipas faqeve. Nxirrej një kopje (bocë) dhe i dërgohej Zyrës e censurës. Pritej përgjigja e saj, përndryshe gazeta nuk lejohej të dilte.

Zyra e censurës miratonte ose ndalonte, sipas artikujve. Gazeta duhej të dilte pas disa orësh dhe nuk kishte mundësi të formatohej nga e para.

Atëherë artikujt e censuruar – ose edhe paragrafë – hiqeshin nga flani, si grup shkronjash plumbi, dhe gazeta dilte në publik ashtu: me vendet e boshatisura të artikujve të censuruar.

Afërmendsh që zonjëza politikane e pandeh për risi idenë e saj të censurës paraprake dhe as që ka dijeni se është fjala për një traditë të hershme totalitarizmi.

Them totalitarizëm dhe jo diktaturë, sepse diktaturat zakonisht i vijnë një shoqërie në mënyrë të beftë, si goditje të dhunshme.

Totalitarizmi e pllakos një shoqëri dalngadalë, çikë e nga një çikë, si sëmundje e butë, ja si këto “propozime”.

 

Marrë nga Hashtag.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Projekti i sheshit ceremonial, në Bulevardin e Ri
Artikulli tjetër Hakerët serbë sulmojnë faqen e RTSH-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.