KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Importet e hidrosanitareve rriten me 29% në janar-prill
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Importet e hidrosanitareve rriten me 29% në janar-prill
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Importet e hidrosanitareve rriten me 29% në janar-prill

Përditësimi i fundit: 5 Qershor, 2025 2:11 pm
162 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Për periudhën janar-prill 2025 importet e grupit të qeramikës, arrijnë në një total prej mbi 102 mln kg, duke iu afruar niveleve të fillim viteve 2000, ku vendi u përball me fillimet e një bumi ndërtimor.

Ky është niveli më i lartë i regjistruar për 4 mujorin në pothuajse 16 vitet e fundit, duke tejkaluar ndjeshëm vlerat e viteve të mëparshme.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës importet e grupit të qeramikës janë rritur 29% sipas të dhënave të INSTAT. Në raport me periudhën para pandemisë së Covid-19, me vitin 2019 importet janë rritur 92%.

Pas një rënie të moderuar nga pandemia Covid-19 në vitin 2020, importet nisën të rimëkëmben. Në vitet 2021–2024, volumi i importeve për grupin e qeramikës për muajt janar–prill qëndroi mes 76 dhe 79 mln kg, duke treguar një rikuperim të qëndrueshëm.

Sipas përfaqësuesve të operatorëve të pajisjeve hidrosanitare rritja e importeve për periudhën janar-prill është ndikuar nga intesifikimi i aktiviteteve ndërtimore në vend që ka çuar edhe për një kërkesë në rritje për materiale ndërtimi, sidomos për produkte qeramike, si pllaka dhe hidrosanitarë.

Për janar-prill 2025 importet u kryesuan nga India dhe Spanja, duke zënë përkatësisht secila 23% dhe 22% të peshës së totalit të periudhës. Pjesa tjetër e importeve dominohet nga Turqia me 13% të peshës, e ndjekur nga Serbia me 12% dhe Italia me 10% të peshës së totalit.

Sipas përfaqësuesve të një prej kompanive të shitjes së hidrosanitareve rritja e importeve është e ndikuar tërësisht nga sektori i ndërtimit në jug të vendit, ku është përqendruar zhvillimi i projekteve turistike, si resorte, komplekse rezidenciale dhe hotele, por edhe të kryeqytetit.

Ndërsa kërkesa e konsumatorit familjar për hidrosanitare vijon të jetë me rënie që pas pandemisë së Covid-19, për shkak të emigracionit të familjeve të reja.

Ndonëse projektet e mëdha turistike dhe ndërtimet urbane në Tiranë mbajnë gjallë kërkesën për qeramikë, pritshmëritë e operatorëve për të ardhmen janë pesimiste, ku presin rënie të kërkesës për apartamente nga familjarët, e ndikuar nga emigracioni dhe çmimet e larta të shitjes, e cila pritet të reflektohet edhe në sektorin e tyre.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi
Artikulli tjetër Si po riformësohet rendi financiar në Lindjen e Mesme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.