Misioni iranian në OKB ka mohuar akuzat se Teherani ka komplotuar për të vrarë ish-Presidentin amerikan Donald Trump. Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA tha se ka gjurmuar kërcënimet kundër ish-presidentit për vite me radhë, ndërsa zyrtarët e informuar për këtë çështje konfirmuan se kishte informacion në lidhje me një komplot vrasjeje. Gjithashtu Irani thotë se këto raporte janë të pabazuara dhe keqdashëse.
Delegacioni i Teherani në OKB shtoi se Trump ishte një kriminel që duhet të ndiqet penalisht dhe të dënohet në një gjykatë për urdhërimin e vrasjes së Qassem Soleimani, komandantit të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të ushtrisë iraniane, në janar 2020. Ndërsa Zëdhënësja e NSA Adrienne Watson tha se kërcënimet iraniane burojnë nga dëshira e vendit për të kërkuar hakmarrje për vrasjen e komandantit të lartë iranian.