KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: A do ta pranojë Khamenei që gjithçka ka mbaruar?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > A do ta pranojë Khamenei që gjithçka ka mbaruar?
AktualeAnalizeBotaOpinionPolitike

A do ta pranojë Khamenei që gjithçka ka mbaruar?

Përditësimi i fundit: 24 Qershor, 2025 10:25 am
267 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Nga Jawad Iqbal

 

Është e arsyeshme të besohet se ajatollah Ali Khamenei, “i ashtuquajturi udhëheqës suprem” i Iranit sipas fjalëve të presidentit Trump, nuk e kishte imagjinuar një përfundim të tillë. I fshehur në një bunker diku në Teheran, duke shkëmbyer mesazhe me një grup të vogël dhe në rënie të vazhdueshme aleatësh, ai shfaq zemërim të pafuqishëm ndaj Perëndimit, veçanërisht SHBA-së dhe Izraelit.

Çfarë mund të mendojë realisht 86-vjeçari Khamenei, i rrënuar nga problemet shëndetësore në vitet e fundit? Ai ka sunduar Iranin me grusht të hekurt për më shumë se tre dekada, por tani është reduktuar në një njeri që fshihet nën tokë për të shpëtuar jetën. Po aq poshtëruese duhet të jetë edhe vetëdija se ai ia detyron jetën e tij “Djallit të Madh”, Amerikës.

Donald Trump tha para disa ditësh se amerikanët e dinë saktësisht se ku është “duke u fshehur” Khamenei, se ai është një objektiv i lehtë, por nuk do të vritet – “të paktën për tani”. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi raportet se Trump ka refuzuar një plan izraelit për të vrarë liderin iranian, duke thënë vetëm se Izraeli do të bëjë “çfarë duhet të bëjë”.

Me fjalë të tjera, Khamenei nuk është më zot i fatit të tij. Regjimi, që ai ka udhëhequr për kaq gjatë, është tani në mëshirën e forcave jashtë kontrollit të tij. Avionët izraelitë mund të godasin kudo në Iran sipas dëshirës. Ministria izraelite e Mbrojtjes tha dje se kishte goditur edhe më shumë objektiva të qeverisë iraniane, përfshirë edhe burgun famëkeq Evin në kryeqytetin Teheran.

Ky burg është simbol i shtypjes nga regjimi dhe i fushatës më të gjerë ndaj kundërshtarëve politikë. Ai strehon të burgosur politikë, aktivistë për të drejtat e njeriut dhe shtetas të huaj të akuzuar për spiunazh. Sulmi i suksesshëm mbi Evin përbën një goditje të rëndë për një regjim që mbështetet te frika për të ruajtur kontrollin ndaj një popullsie të trazuar.

Izraeli gjithashtu ka goditur selinë e sigurisë të Gardës Revolucionare, një tjetër shtyllë kritike e regjimit. Këto sulme pasojnë goditjet e mëparshme ndaj institucioneve shtetërore, përfshirë selinë e televizionit shtetëror në Teheran dhe ndërtesat e policisë.

Irani po përballet me një krizë ekzistenciale si asnjëherë tjetër që nga revolucioni i vitit 1979 që solli klerin në pushtet. As lufta e përgjakshme dhe e kushtueshme me Irakun në vitet 1980 nuk përbënte një kërcënim kaq të drejtpërdrejtë ndaj sundimit të klerikëve. Se për sa kohë Khamenei dhe vartësit e tij, dikur të frikshëm në ushtri dhe polici, mund të ruajnë edhe fasadën e kontrollit mbi ngjarjet, kjo është gjithnjë e më shumë e diskutueshme.

Regjimi është i brishtë. Askush nuk e simbolizon këtë më shumë sesa vetë udhëheqësi suprem. Ai është një lider që nuk mund të shfaqet në publik, i kufizuar në publikimin e vetëm dy videove të regjistruara paraprakisht, ku shfaqet përpara një perdeje kafe dhe me flamurin iranian pranë. Kjo nuk është aspak shfaqje e forcës apo e kontrollit.

Askush nuk e di me siguri kush po merr vendimet kyçe pas skenës apo në çfarë mase po funksionon struktura komanduese e vendit, pas vrasjes nga Izraeli të kaq shumë prej liderëve të tij të lartë.

Thuhet se Khamenei ka filluar të emërojë pasardhës të mundshëm në rast se vritet. Udhëheqësi suprem ka fuqi të jashtëzakonshme në teori — ai është komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, kryetar i gjyqësorit, legjislativit dhe ekzekutivit. Ai është gjithashtu figura më e lartë fetare në Iran për besimin shiit.

Zakonisht, procesi i përzgjedhjes së udhëheqësit suprem zgjat me muaj, me klerikë të lartë që shqyrtojnë e zgjedhin emra. Por duket se Khamenei është i etur për një kalim të shpejtë dhe të rregullt të pushtetit, për të ruajtur trashëgiminë e tij.

Kjo është politikë e ndarë nga realiteti. Nuk është më diçka që ai mund ta diktojë vetë.

Djali i Khameneit, Mojtaba, gjithashtu klerik dhe i afërt me Gardën Revolucionare Islamike, është përfolur prej kohësh si pasardhës i mundshëm. Por një trashëgimi dinastike do të ishte jashtëzakonisht kontroverse në republikën islamike të Iranit — edhe para ngjarjeve të fundit. Ideja që djali i Khameneit të trashëgojë postin më të lartë duket se tashmë ka rënë përfundimisht poshtë. Po aq e pamundur është rikthimi i monarkisë në Iran.

Princi kurorë Reza Pahlavi, djali më i madh i shahut të fundit të Iranit, deklaroi dje në një konferencë për shtyp në Paris se është i gatshëm të udhëheqë Iranin. Ai fajësoi Khamenein për “konfliktin shkatërrues” dhe e përshkroi këtë moment si “Mur i Berlinit” për Iranin — me regjimin të mundur dhe në buzë të kolapsit. Këto janë fjalë të forta. Pahlavi di të bëjë retorikë, por ka pak ide konkrete për politika reale. Shumë iranianë e shohin me mosbesim jetën e tij luksoze në mërgim. Plot prej tyre kujtojnë sundimin shtypës të të atit, përfshirë veprimet brutale të policisë sekrete. Burgjet si Evin, po të kujtojmë, u ndërtuan gjatë kohës së shahut.

Çështja se kush do të udhëheqë Iranin nuk ka qenë kurrë qëllimi i deklaruar i ndonjë veprimi ushtarak. Megjithatë, ajo mbetet një nga të panjohurat më të mëdha që kanë dalë nga zhvillimet e fundit. Presidenti Trump u përfshi në debat të dielën, duke shkruar në rrjete sociale: “Nuk është politikisht korrekt të përdorësh termin ‘ndryshim regjimi’, por nëse regjimi aktual iranian nuk është në gjendje të BËJË IRANIN TË MADHËRISHËM SËRISH, pse të mos ketë një ndryshim regjimi???”

Deklaratat shkaktuan menjëherë spekulime të shumta. Por ato shpërqendrojnë vëmendjen nga realiteti më i gjerë dhe më domethënës: ndryshimi i regjimit në Iran ka tashmë filluar. Khamenei mund ta mbajë ende titullin e liderit suprem, por vetëm formalisht. Ai është i moshuar, i sëmurë, dhe edhe nëse i mbijeton krizës aktuale, aura e tij e pushtetit absolut është shuar. Ai është në mëshirën e armiqve të tij – si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

Askush nuk e di me siguri se kush, apo çfarë, do ta zëvendësojë Khamenein – ose si dhe kur do të ndodhë kjo – por koha e tij si drejtues absolut i Iranit duket se ka përfunduar.

 

Marrë nga The Spectator

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh

Tatimet me asistent virtual për t’iu përgjigjur shqetësimeve të bizneseve

Shqipëria në krizë energjetike

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro, për 9 muaj

Dokumentari amerikan zbulon perandorinë e mashtrimit dhe korrupsionit të dhëndrit të Trump në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zelensky paralajmëron: Rusia mund të sulmojë një anëtar të NATO-s
Artikulli tjetër Shqipëria e para në Europë për ndërtime, niveli 3 herë më i lartë se mesatarja e BE

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët sërish në protestë/ Të rinjtë mesazhe me pankarta
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 3 Nëntor, 2026
Veliaj letër GJKKO-së: “Transferimi në Fier ishte me urdhër të Ramës, duhet hetuar”
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Mali i Zi drejt BE-së/ Zbardhet plani i Brukselit
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 3 Nëntor, 2026
Rama në Bruksel shqetësohet për Serbinë, mbron Melonin, u jep ‘mend’ britanikëve dhe sulmon studentët shqiptarë
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.