KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Berisha në Asamblenë e OSBE: 45% e popullatës është larguar, në 10 vjet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Berisha në Asamblenë e OSBE: 45% e popullatës është larguar, në 10 vjet
AktualeKomentPolitikeSociale

Berisha në Asamblenë e OSBE: 45% e popullatës është larguar, në 10 vjet

Përditësimi i fundit: 2 Korrik, 2025 12:23 pm
253 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto të Portugalisë. Në krye të një delegacioni të opozitës, Berisha, në fjalën e mbajtur edhe sot para Asamblesë ka folur për shpopullimin të Shqipërisë dhe të narkorritjes së ekonomisë.

Berisha u shpreh se Shqipëria ka pasur zhvillimet më dramatike në periudhën 2014–2024. Sipas tij kombi shqiptar ka humbur më shumë njerëz sesa çdo komb tjetër, madje edhe nga vendet në luftë, apo në konflikte civile rajonale ose botërore. Ai shtoi se 45% e shqiptarëve kanë lënë Shqipërinë gjatë këtyre 10 viteve. Duke cituar Eurostat, Berisha tha se 1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar drejt vendeve të zones Shengen.

Fjala e plotë:

Faleminderit zonja kryetare. Në kontekstin demografik, Shqipëria ka pasur zhvillimet më dramatike në periudhën 2014–2024. Gjatë kësaj kohe, kombi im ka humbur më shumë njerëz sesa çdo komb tjetër, madje edhe nga vendet në luftë, apo në konflikte civile rajonale ose botërore. 45% e shqiptarëve kanë lënë Shqipërinë gjatë këtyre 10 viteve. Sipas Eurostat, 1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar drejt vendeve të zones Shengen. Dhe këtu nuk përfshihen ata që kanë ikur në vende apo rajone të tjera.

Nëse u referohemi disa organizatave të tjera ndërkombëtare, studimet e tyre janë jashtëzakonisht dramatike në lidhje me Shqipërinë. OKB njoftoi disa muaj më parë se Shqipëria është vendi me rënien më të madhe të lindshmërisë në botë, për shkak të emigracionit. Statistikat e vendit tim tregojnë se shkalla e lindshmërisë sot është aty ku ishte para 100 vitesh. Pse një goditje kaq shkatërruese demografike? Arsyeja kryesore është: narkodiktatura.

Siç e theksova më parë, Shqipëria është narkodiktatura e parë dhe e vetme në Europë. Dhe fatkeqësisht, kjo nuk njihet ende mirë si një fakt. Më lejoni të bëj disa komente: Kushdo që do të shohë ekonominë shqiptare, do të shohë që ajo rritet vit pas viti me 3%. Është një rritje e respektueshme. Por çfarë është kjo rritje? Është një narkorritje. Pse? Është narkorritje sepse prodhimi industrial, në 5 vitet e fundit, ka rënë vit pas viti. Po ashtu edhe prodhimi bujqësor, apo sektorë të tjerë. Por ka një sektor që mban normën më të lartë të rritjes në Europë, që është ndërtimi. Nëse shihni Eurostat, do të gjeni që indeksi i ndërtimit në Tiranë është tre herë më i lartë se mesatarja e indeksit të ndërtimit në BE. Këto janë ndërtime të narkotrafikut.

Të gjitha këto kulla janë monumente të drogës dhe korrupsionit. Nëse shihni Euron, është Euro e narkotrafikut. Monedha europiane në Shqipëri është zhvlerësuar 35–38%. Kjo ka vrarë qindra e qindra ndërmarrje eksportuese, sepse narkoEuro hyn në vend përmes konteinerëve, përmes të gjitha mjeteve, dhe 80% e investimeve në sektorin e ndërtimit nuk vijnë nga bankat, por nga nëntoka. Ky proces drejtohet personalisht nga narkodiktatori, i cili ka krijuar një sindikatë me kartelet e drogës dhe u jep atyre çdo mundësi dhe liri për të pastruar paratë në vendin tim. Pra, viktima tjetër janë zgjedhjet për të cilat fola në mëngjes. Këta janë faktorët që po shkatërrojnë kombin tim, si narkodiktatura e parë dhe e vetme në Europë.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh

Tatimet me asistent virtual për t’iu përgjigjur shqetësimeve të bizneseve

Shqipëria në krizë energjetike

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro, për 9 muaj

Dokumentari amerikan zbulon perandorinë e mashtrimit dhe korrupsionit të dhëndrit të Trump në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nga Asambleja Parlamentare e OSBE, Berisha kërkon qeveri teknike
Artikulli tjetër Një 36-vjeçar nga Fieri abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, pranon akuzën në seancë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët sërish në protestë/ Të rinjtë mesazhe me pankarta
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 3 Nëntor, 2026
Veliaj letër GJKKO-së: “Transferimi në Fier ishte me urdhër të Ramës, duhet hetuar”
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Mali i Zi drejt BE-së/ Zbardhet plani i Brukselit
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 3 Nëntor, 2026
Rama në Bruksel shqetësohet për Serbinë, mbron Melonin, u jep ‘mend’ britanikëve dhe sulmon studentët shqiptarë
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.