KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pandemia, politikat konservatore dhe rezistenca feministe në Ballkan
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pandemia, politikat konservatore dhe rezistenca feministe në Ballkan
AnalizeKryesoreOpinionRajoniSociale

Pandemia, politikat konservatore dhe rezistenca feministe në Ballkan

Përditësimi i fundit: 26 Korrik, 2025 12:40 pm
220 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Pandemia u shtoi varësinë ekonomike vajzave dhe grave pasi shumë prej tyre humbën vendet e punës. Për rastet me dhunë në familje, ajo u shtoi edhe vështirësitë apo rrezikun e integritetit fizik dhe mendor.

Por pas kapërcimit të këtyre sfidave që solli pandemia, fryma e re politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përhapi një valë konservatorizmi, e cila po ua vështirëson punën aktorëve të shoqërisë civile në Ballkan sa i takon kauzave feministe dhe queer.

Pandemia, sfida të shtuara për gratë dhe vajzat

Ines Leskaj nga Rrjeti i Fuqizimit të Gruas thekson se mbyllja e shkollave dhe çerdheve rriti barrën e kujdestarisë. Gratë u detyruan të mbajnë punë të keqpaguara, apo papaguara dhe humbën mundësi zhvillimi profesional.

“Këtu duhet theksuar roli i madh i organizatave që e vijuan punën pavarësisht vështirësive të pandemisë” kujton Leskaj për Citizens teksa nënvizon se gjatë kësaj periudhe shërbimet mbrojtëse u bënë më pak të aksesueshme.

Sipas Leksajt tematika kryesore që dominoi agjendën publike përgjatë pandemisë, ishte dhuna me bazë gjinore, sepse përgjatë izolimit, rastet sipas saj u dy-tre fishuan. Të njëjtën prirje, e parashtron edhe aktivistja feministe nga Kosova, Liridona Sijarina.

“Këto vite kemi parë rritje të raportimeve nga vajzat e gratë për dhunë me bazë gjinore si rrahja, dhuna seksuale, shantazhet, frikësimet dhe shtrëngimet e ndryshme të bëra nga të njohur të tyre, kryesisht burra,” shpjegon Sijarina.

Ajo shton se formë tjetër e dhunës është ajo virtuale, e cila ka shënuar rritje të hovshme pas pandemisë dhe po bëhet burim i rrezikshëm dhune për gratë, sidomos vajzat e reja. Ngjashëm fenomeni është zhvilluar edhe në Shqipëri, ku mungon një sistem i plotë ligjor mbrojtjeje.

“Është për t’u theksuar, që (shpërndarja e paautorizuar e materialeve intime) po përdoret edhe si metodë sulmi, sepse është vendi ku ka më shumë ndjekës dhe njerëz që mund të arrihen,” analizon Leskaj.

Ndryshe nga përpara pandemisë, ku më të ekspozuar ndaj sulmeve dhe gjuhës së urrejtjes ishin gratë në politikë, sipas Leskajt, tanimë me to po përballen edhe gra gazetare, aktiviste dhe profesioniste.

Angel Dimitrievski nga Maqedonia e Veriut kujton si gjatë pandemisë nisën të hapeshin grupe anti-gjinore. Fillimisht ishte si një grup individësh të shpërndarë, të cilët protestonin kundër vaksinimeve dhe teknologjisë 5G.

“Sot, jemi dëshmitarë të një lëvizjeje më të organizuar, e përfaqësuar përmes organizatave të regjistruara të shoqërisë civile si Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve, një rrjet prej mbi 30 organizatash, biznesesh dhe madje edhe partish politike,” analizon Angel për Citizens.

Sipas tij kjo lëvizje gëzon përkrahje nga kisha dhe qeveria që promovojnë riprodhimin si vlerë kombëtare.

Konservatorizmi në rritje

Në mars 2025, administrata Trump njoftoi mbylljen e 83% të programeve të mbështetura nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në rreth 100 vende të botës. Vendimi prekte dhe rajonin e Ballkanit, teksa përfshiheshinte edhe programet për median, demokracinë, shëndetësinë, luftën kundër korrupsionit etj.

Ines Leskaj thotë se konservatorizmi tashmë nuk është më retorikë publike, por realitet, jo vetëm kundrejt programeve, por edhe kundrejt aktivistëve të shoqërisë civile. Por, për të, ky është gjithashtu një moment për mobilizim të aktorëve progresistë.

“Ky është momenti që të përforcojnë angazhimin e tyre për drejtësinë sociale dhe të drejtat në përgjithësi,” shton ajo.

Sipas Liridona Sijarinës, agjendat konservatore përhapen përmes individëve dhe mediave të pavarura.

Ajo shpjegon duke u nisur nga rastet e hasura në Kosovë se kjo frymë është përhapur mes grupeve që në dukje nuk japin idenë e përkatësive politike, çka e bën më të koklavitur momentin politik.

Sijarina tregon se në zgjedhjet e fundit në Kosovë një parti doli hapur kundër kauzave feministe dhe queer. Ajo shton se edhe mediat, apo individët që marrin hapësira mediatike dhe virtuale, apo grupime të paidenfitikueshme shpërndajnë ligjërime konservatore.

“Aktualisht është bërë më problem për t’u piketuar grupet konservatore dhe për t’i rezistuar këtyre agjendave, meqë po vijnë në masë të madhe prej formacioneve që dalin përtej partive” përmbyll ajo.

Angel Dimitrievski shton se shumë të rinj, veçanërisht djem, ndjekin figura të njohura për qëndrime ekstreme dhe seksiste si Andrew Tate dhe versionet kopje të tij në podcaste lokale. Sipas Dimitrievskit ata kanë ndikim të zgjeruar pasi mobilizojnë audienca të mëdha online.

“Lëvizja queer përballet gjithashtu me tensione, veçanërisht rreth çështjeve si mbështetja për Palestinën. Ndërsa shumica e lëvizjes sonë mbështet hapur kauzën palestineze, siç u demonstrua gjatë Paradës së Krenarisë së Shkupit këtë vit, kjo qasje mbetet përçarëse dhe shpesh etiketohet si radikale nga të tjerët,” tregon ai.

Angel tregon për një shkollë verore për LGBT+ që gjatë fazës së thirrjeve nga organizata joftimiprurëse Ekvalis u zhvendos për shkak të kërcënimeve. Eventi qe hapur për të rinjtë e komunitetit, të cilët do të përdornin arsimin joformal për të krijuar hapësira më të sigurta dhe më gjithëpërfshirëse.

“Situata u bë aq e rrezikshme sa u detyruam ta zhvendosnim fshehurazi të gjithë shkollën verore dhe për herë të parë në historinë e organizatës sonë, të zbatonim siguri të përhershme,” vijon ai.

Angel thekson se vendet tona nuk tregojnë vullnet të mbrojnë komunitetet e margjinalizuara, edhe kur ato përballen me rreziqe ekstreme. Për këtë ai nënvizon si të nevojshme krijimin e aleancave ndër-sektoriale dhe ndër-rajonale nga lëvizjet sindakale, lëvizjet mjedisore, feministe dhe queer..

“Nuk besoj se lëvizjet tona mund të lulëzojnë në izolim, sepse betejat janë thellësisht të ndërlidhura,” përmbyll Angel.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Protestuesit izraelitë bllokojnë sheshin e Tel Aviv! Kërkojnë armëpushim në Gaza
Artikulli tjetër Investimet pa transparencë: Katet shtesë dhe 6 kullat e Kastratit te ish-Sheratoni

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.