KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: ‘Modeli ‘Shqipëri’ është një sulm ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës’
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > ‘Modeli ‘Shqipëri’ është një sulm ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës’
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

‘Modeli ‘Shqipëri’ është një sulm ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës’

Përditësimi i fundit: 30 Korrik, 2025 11:01 pm
187 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Nga Giansandro Merli

Modeli Shqipëri është një mekanizëm qeverisës i ndërtuar mbi net të errëta dhe boshatisjen e hapësirave demokratike. Parlamenti është lënë mënjanë, roli i shoqërisë civile është reduktuar, informacionet janë bërë të paarritshme edhe për institucionet që kanë të drejtën e kontrollit’. Ky është thelbi i 52 faqeve të raportit të paraqitur dje në Dhomën e Deputetëve nga Tryeza për azil dhe emigracion (TAI), me titullin Plagët e kufirit.

Në të jepet numri i përgjithshëm i personave të transferuar në CPR-në e Gjadrit gjatë fazës së dytë të projektit: 132. Janë emigrantë ‘të parregullt’ të dëbuar nga territori italian, pas ndryshimit nga ana e qeverisë të destinacionit fillestar të strukturave, që fillimisht ishin menduar për azilkërkuesit që kurrë nuk kanë hyrë në Itali. Një zgjedhje ‘e pakuptimtë’, thotë nënkryetari i Arci, Filippo Miraglia, ‘duke qenë se bëhet fjalë për individë tashmë të ndaluar dhe duke ditur që kthimet zakonisht bëhen brenda njëzet ditëve të para të ndalimit’.

Ky numër është nxjerrë nga vizitat monitoruese të bëra nga TAI dhe nga një grup deputetësh dhe eurodeputetësh të opozitës që ndjekin këtë çështje. Sepse Ministria e Brendshme nuk jep të dhëna të plota, as edhe ndaj kërkesave të përfaqësuesve institucionalë. Gjatë një inspektimi të fundit, deputetja e PD-së, Rachele Scarpa, zbuloi se më 16 korrik kishte pasur një transferim të 13 emigrantëve për të cilin nuk ishte dhënë asnjë njoftim.

‘Një fakt i rëndë që konfirmon se mungesa e transparencës ndaj qytetarëve italianë ecën paralelisht me shkeljet e të drejtave themelore dhe me reduktimin e garancive për qytetarët e huaj’, thotë Scarpa. Në këtë drejtim lëviz edhe qarkorja e lëshuar në prill nga Ministria e Brendshme për të penguar hyrjen e bashkëpunëtorëve rastësorë të deputetëve. ‘Një qarkore kundër TAI-t, e kanë bërë për të na penguar të hyjmë në Gjadër’, thanë gjatë konferencës për shtyp.

Raporti i rrjetit kryesor të organizatave që merren me emigracion rendit të gjitha abuzimet që ndodhin përtej Adriatikut, nën juridiksion italian: transferimet bëhen pa asnjë vendim nga autoriteti gjyqësor, pa motivim dhe me përdorimin e mjeteve shtrënguese; qasja në kujdesin shëndetësor është e kufizuar dhe diskriminuese; mungon një rishqyrtim i përshtatshmërisë për ndalim në momentin e hyrjes në Gjadër, i cili, për shkak të vendndodhjes së tij, paraqet problematika të ndryshme nga CPR-të e tjera; e drejta për mbrojtje është thellësisht e kufizuar, në mos e komprometuar.

Duke cituar vendime të fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Kasacionit, TAI nënvizon shumë problematika ligjore në raport me parimet kushtetuese, ndërkombëtare dhe evropiane për qendrat që dëshiron qeveria Meloni dhe kërkon që të ‘ndalen transferimet dhe të anulohet marrëveshja’.

‘Pse qeveria këmbëngul kaq shumë pavarësisht numrave kaq të vegjël?’, pyet Riccardo Magi. Përgjigjja e sekretarit dhe deputetit të +Europa është se ‘qëllimi i protokollit me Tiranën është të dëshmojë se me ato persona mund të bësh çfarë të duash. Pika më e rëndësishme është kërcënimi ndaj demokracisë, shtetit të së drejtës dhe ligjshmërisë. Të kemi kujdes: ato qendra janë ndërtuar për të qëndruar’.

Ndërkohë dje Organizata Ndërkombëtare për Migracionin përditësoi të dhënat mbi të vdekurit dhe të zhdukurit në itinerarin qendror të Mesdheut: këtë vit janë gjithsej 659. Ndërkohë, e ashtuquajtura ‘roja bregdetare libiane’ ka kapur në det dhe ka kthyer në qendrat e burgimit 13.243 persona. Prej tyre 11.508 janë burra, 1.180 gra dhe 410 të mitur (për 145 migrantë nuk ka të dhëna gjinore). Deri dje, numri i zbarkimeve në Itali ishte 36.545, kundrejt 32.723 në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

 

Marrë nga Il Manifesto

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria, autokracia ku njerëzit largohen dhe kullat ngrihen
Artikulli tjetër Aspekte të errëta të arkitekturës në kryeqytetit shqiptar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.