KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump dhe nëndetëset bërthamore: “Mesazhi për Putinin”?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Trump dhe nëndetëset bërthamore: “Mesazhi për Putinin”?
AnalizeBotaOpinionPolitikeZhvillim

Trump dhe nëndetëset bërthamore: “Mesazhi për Putinin”?

Përditësimi i fundit: 4 Gusht, 2025 10:21 am
222 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Është shumë e pazakontë që presidentët amerikanë të urdhërojnë publikisht zhvendosjen e nëndetëseve bërthamore amerikane, sepse veprimet e tilla janë “sekrete të larta”.

Donald Trump e theu qëllimisht këtë traditë dhe njoftoi në mediat sociale se do të dërgonte dy nëndetëse bërthamore në “rajone të përshtatshme”. Kjo, siç shpjegoi ai, i referohet deklaratave të ish-presidentit rus Dmitry Medvedev – të cilat ai i quajti “budallallëqe dhe nxitëse”.

Më vonë, para se të largohej nga Uashingtoni me helikopter për fundjavë, Trump shpjegoi vendimin e tij: “Një ish-president rus na kërcënoi. Ne do t’i mbrojmë qytetarët tanë”. Nëse Medvedev po flet për armë bërthamore, Amerika duhet të jetë gati, tha Trump. “Dhe ne jemi plotësisht të përgatitur”, theksoi ai.

Por Trump nuk zbuloi se për cilat nëndetëse bërthamore bëhej fjalë dhe ku janë dërguar, as nuk tha nëse ato ishin vetëm nëndetëse me energji bërthamore apo nëse ato në të vërtetë mbanin armë bërthamore.

Më pas Medvedev provokoi Trumpin prapë, me pyetjen: “Ku ie keni dërguar këto nëntetëse, në ishullin Epstein?” Reagimi i Trumpit ndaj këtij provokimi pritet.

Përplasje verbale midis Trumpit dhe Medvedevit

Më parë Medvedev dhe Trump kanë pasur një përplasje tjetër verbale. Zhurma për armët bërthamore ishte kulmi i konfliktit verbal midis Trump dhe Medvedev në mediat sociale.

Medvedev dikur konsiderohej si një politikan i moderuar në Shtetet e Bashkuara, por që nga fillimi i luftës në Ukrainë ai është bërë “kryeradikali” i Presidentit rus Vladimir Putin.

Pasi Trump e shkurtoi ultimatumin e tij ndaj Putinit në dhjetë ditë para se të hynin në fuqi sanksionet e ashpra kundër Rusisë, Medvedev kërcënoi me një konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në platformën X.

Ai ofendoi Trumpin duke e quajtur madje edhe “gjysh”. Trump reagoi:  “Një ish-president i dështuar i Rusisë”, tha ai për Medvedevin, shte shtoi se “ishte shumë i zhgënjyer nga Putini”.

Pas kësaj Trump tha publikisht se do të zhvendoste dy nëndetëse bërthamore në afërsi të Rusisë, që nuk është e zakonshme, sepse hapat e tillë mbahen sekret.

Ish-këshilltari i Trumpit: “Ato janë tashmë atje”

Kritika të ashpra për reagimin e Trumpit erdhën edhe nga John Bolton, ish-këshilltari i tij i sigurisë kombëtare, që tani është një nga kritikët e tij më të ashpër.

Duke folur për CNN, Bolton theksoi se nuk kishte nevojë të zhvendoseshin nëndetëset bërthamore amerikane: “Një numër i mjaftueshëm i tyre janë tashmë të afta për kundërsulm në rast të një sulmi bërthamor rus.”

Ato nuk duhet të dërgohen atje, sepse atje janë – dhe shpresojmë se do të mbeten të pazbuluara”, tha Bolton.

“Ky është mesazhi i duhur për Putinin”

Nga ana tjetër, ish-Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së dhe Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në administratën Obama, Leon Panetta, mbështeti deklaratën e Trump: “Është mesazhi i duhur për Putinin. Ai shpesh sillet në mënyrë të papërgjegjshme dhe kërcënon aftësitë e tij bërthamore. Kjo nuk është e pranueshme.”

Putin rrallë reagon ndaj fjalëve, por trgon ndaj veprimeve, thotë ai.

Nga ana tjetër, ish-komandanti i NATO-s në Evropë, Wesley Clark, e kundërshton këtë veprim të Trumpit. Nëse Trump tani kërcënon edhe me armë bërthamore si Putini, kjo vetëm sa do të rrisë frikën e njerëzve nga lufta – gjë që është pikërisht ajo që dëshiron Putini.

“Është thjesht retorikë. Ai (Trump) mendon se do të duket e fortë. Por na dëmton dhe kështu ndihmon Rusinë”, thotë Clark.

Clark pohon se Trump në vend të kësaj duhet që më në fund t’i dërgojë më shumë armë Ukrainës. Vetëm atëherë, Putini do ta kuptojë se nuk mund ta fitojë luftën kundër Ukrainës.

Putini refuzon ultimatumin e Trumpit

Putini – megjithëse para se të mbërrinin kërcënimet me nëndetëse bërthamore – reagoi me qetësi: në reagimin e tij të parë publik ndaj presidentit amerikan, i cili shprehu zhgënjim, ai tha: “Të gjitha zhgënjimet vijnë nga pritjet e ekzagjeruara”.

Një zgjidhje paqësore, shtoi Putini, kërkon bisedime të hollësishme – por jo në publik. “Ne ramë dakord që do të zhvillojmë negociata pa kamera dhe pa zhurmë politike, dhe se do të kërkojmë kompromise”. Por ky proces nuk ka filluar ende, thotë Putini.

Trump e ka intensifikuar ndjeshëm retorikën e tij ndaj Moskës në javët e fundit. Pas një serie sulmesh të rënda ajrore ruse në Ukrainë, ai e quajti udhëheqësin e Kremlinit Vladimir Putin “të çmendur” dhe e akuzoi atë se po “përhapte shumë budallallëqe” rreth Ukrainës.

Më vonë Trump i quajti veprimet e Rusisë në Ukrainë “të neveritshme”.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Një “superinteligjencë personale” për të gjithë?
Artikulli tjetër “Gaza e Afrikës”, krizë urie në Sudan, 900 mijë njerëz nën rrethim të plotë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.