KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zelenski në Uashington, i shoqëruar nga partnerët evropianë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Zelenski në Uashington, i shoqëruar nga partnerët evropianë
AktualeAnalizeBotaPolitike

Zelenski në Uashington, i shoqëruar nga partnerët evropianë

Përditësimi i fundit: 18 Gusht, 2025 9:15 am
236 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kancelari gjerman Friedrich Merz, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti finlandez Alexander Stubb, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte udhëtojnë sot (18.08.) për në Uashington së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump.

Udhëtimi do të shërbejë “për të shkëmbyer informacione” me Trump pas takimit të tij me udhëheqësin e Kremlinit Vladimir Putin në Alaskë, njoftoi zëdhënësi i qeverisë gjermane Stefan Kornelius. Temat e bisedimeve përfshijnë “garanci sigurie për Ukrainën, çështje territoriale dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën për t’u mbrojtur kundër agresionit rus”.

Partnerët evropianë duan edhe që të parandalojnë ndonjë përshkallëzim në takimin midis Trumpit dhe Zelenskit, sikurse ndodhi në muajin shkurt, kur ata të dy patën një debat në Zyrën Ovale para kamerave që ishin në transmetim të drejtpërdrejtë.

Zelenski: Garancitë për sigurinë janë thelbësore

Garancitë për sigurinë sipas modelit të NATO-s janë thelbësore për t’i dhënë fund luftës, tha Zelenski, i cili të dielën zhvilloi në Bruksel konsultime me partnerët e tij evropianë. Garancia duhet të funksionojë sikurse parashikon neni 5 i traktatit të NATO-s. Sipas tij vendet anëtare mund të mbështesin vendet e tjera aletate në rast të një sulmi dhe sulmi ndaj një anëtari konsiderohet si sulm ndaj të gjithë vendeve anëtare të NATO-s.

Von der Leyen e nënvizoi këtë qëllim dhe theksoi se SHBA-ja është gjithashtu e gatshme ta bëjë këtë. “Ne e përshëndesim gatishmërinë e Presidentit Trump për të kontribuar për garanci sigurie për Ukrainën të ngjashme me Nenin 5”, tha politikania gjermane. “Koalicioni i të vullnetshmëve” dhe BE-ja, janë të gatshme të kontribuojnë.

SHBA: Rusia dakord me garancitë për sigurinë

Sipas të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, Rusia i pranon garanci të tilla sigurie. Por pranimi i Ukrainës në NATO është për Putinin një çështje që nuk mund të diskutohet, tha Witkoff për CNN. Sipas tij Rusia ka shprehur gjithashtu qëllimin e saj për t’u angazhuar për një marrëveshje paqeje dhe për të mos pushtuar territore të tjera në Ukrainë. Witkoff tha gjithashtu për Fox News se Rusia nuk duhet të cënojë asnjë kufi evropian.

Nga ana tjetër sipas disa mediave presidenti Vladimir Putin ka kërkuar që Ukraina të heqë plotësisht dorë nga rajoni Donbasit, që përbëhet nga Donetsku dhe Luhansku – përfshirë edhe ato pjesë që nuk janë të pushtuara nga trupat ruse. Putini kërkon që këto rajone që gjenden në lindje të Ukrainës t’i kalojnë Rusisë.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vuçiç: Nuk po e shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme
Artikulli tjetër Spanjë tre javë në temperatura mbi 40 gradë, kryeministri Sanchez del me një propozim të ri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.