KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Përdorimi në rritje i kartave në Euro po ndikon në uljen e kursit ndaj Lekut
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Përdorimi në rritje i kartave në Euro po ndikon në uljen e kursit ndaj Lekut
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Përdorimi në rritje i kartave në Euro po ndikon në uljen e kursit ndaj Lekut

Përditësimi i fundit: 18 Shtator, 2025 9:16 am
254 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Euro po vijon rënien në kursin e këmbimit me Lekun. Të mërkurën, monedha europiane preku një minimum të ri historik, në vlerën e 96.78 lekëve. Burime nga sektori bankar shprehen se në ditët e fundit po regjistrohet një akumulim i ofertës së Euros në banka. Një pjesë e madhe vjen nga klientët e bankave, që kanë krijuar gjendje të konsiderueshme valute. Por, një ndikim të rëndësishme, sipas këtyre burimeve, po sjellin veprimet me kartat e kreditit.

Këto veprime nënkuptojnë blerje ose tërheqje në Lekë nga individë që kanë karta në valutë, kryesisht në monedhën Euro. Veprimet me kartë përfshijnë si tërheqjen e parasë cash në ATM, ashtu edhe blerjet automatike në terminalet POS.

Në rastin kur një kartë e lëshuar në monedhën Euro bën tërheqje ose blerje në Lekë, për bankat kjo përkthehet në një rritje të volumit të këmbimeve të monedhës europiane, duke shtuar ofertën e Euros. Bankierët shprehen që së fundmi ka një rritje të madhe të volumit të këtyre këmbimeve.

Për nga tipologjia, këto lloj veprimesh kryhen kryesisht nga turistët e huaj, që përdorin kartat e tyre në infrastrukturën e pagesave të sektorit bankar shqiptar. Kjo tregon se rritja e ofertës së Euros duket të jetë e lidhur në një pjesë të madhe me turizmin.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, numri total i transaksioneve me karta në infrastrukturën e pagesave të sektorit financiar në Shqipëri për 7-mujorin 2025 arriti në 29.4 milionë, 20% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa vlera e këtyre veprimeve arriti në pothuajse 335 miliardë lekë, 17% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Po sipas këtyre burimeve, kërkesa për Euro në ditët e fundit paraqitet e vakët. Në përgjithësi, subjektet që kanë nevoja valutore të planifikuara tentojnë t’i bëjnë blerjet kryesisht gjatë muajve të verës, mbështetur në pritshmëritë që kursi në këtë periudhë është më i ulët, për shkak të tendencave sezonale.

Një faktor i rëndësishëm që e ka frenuar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit të Euros në dy vitet e fundit ka qenë roli i Bankës së Shqipërisë. Që prej majit 2024, Banka Qendrore ka ndërhyrë periodikisht në tregun valutor nëpërmjet blerjeve të drejtpërdrejta të Euros, për të frenuar mbiçmimin e mëtejshëm të monedhës vendase.

Burime nga tregu valutor shprehen se Banka e Shqipërisë ka vijuar blerjet edhe gjatë muajit shtator. Shifrat e këtyre blerjeve nuk janë ende publike, megjithatë mendohet se volumi i blerjeve duhet të ketë qenë më i ulët krahasuar me muajt e verës. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.

Blerjet e planifikuara, në funksion të rritjes së rezervës valutore, në fakt përbënin vetëm një pakicë të shumës së përgjithshme të blerë. Ato vitin e kaluar arritën vlerën e 283.8 milionë euro, në rritje me 14% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, blerjet direkte, me synim moslejimin e rënies së mëtejshme të kursit Euro-Lek arritën shumën rekord prej 649 milionë eurosh.

Rënia e kursit të këmbimit Euro-Lek po vazhdon rënien edhe këtë vit, megjithëse me ritme më të ngadalta krahasuar me dy vitet e mëparshme. Në mesin e këtij e muaji, kursi i këmbimit Euro-Lek ishte në rënie me 2.6%. Një vit më parë, rënia me bazë vjetore kishte qenë afërsisht 6.7%.

Të dhënat e Bilancit të Pagesave treguan se prurjet neto nga turizmi për 6-mujorin e parë të vitit u rritën me afërsisht 8%. Në tërësi, deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë të vitit, me 19% me bazë vjetore, por, për të gjithë 6-mujorin 2025, ai ngeli në rënie, 3.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Një faktor tjetër me peshë në rritje gjatë viteve të fundit ka qenë rritja e investimeve të huaja direkte, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme. Për gjysmën e parë të këtij viti, investimet e huaja në prona arritën në rreth 240 milionë euro, në rritje me 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Paralelisht, rënia e Euros dhe forcimi i monedhës vendase në vitet e fundit është ndikuar paralelisht edhe nga politika fiskale më shtrënguese, me ulje të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik.

Për të tretin vit radhazi, balanca buxhetore po qëndron pozitive në pjesën më të madhe të vitit. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, në fund të 8-mujorit suficiti buxhetor kishte vlerën e 41.2 miliardë lekëve. Megjithatë, suficiti paraqitet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rënie me 42%.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

‘Kurier’: Nuk ndalen protestat, prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Inteligjenca izraelite: Janë 7500 luftëtarë të armatosur në Gaza, 5 mijë nga Hamasi dhe 2500 nga Xhihadi Islamik
Artikulli tjetër Rrjeti televiziv ABC pezullon prezantuesin Jimmy Kimmel pas kritikave për Republikanët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma e Avokatisë: Do bojkotojmë seancat
Aktuale Fokus HI-Tech Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
Drejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.