KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zvarritja e zgjedhjeve të pjesshme vendore, PS me standarde të dyfishta
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Zvarritja e zgjedhjeve të pjesshme vendore, PS me standarde të dyfishta
AktualeAnalizeKryesoreOpinionPolitike

Zvarritja e zgjedhjeve të pjesshme vendore, PS me standarde të dyfishta

Përditësimi i fundit: 25 Shtator, 2025 4:59 pm
205 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Qeveria e re “Rama 4” e nisi punën të enjten me vendimin për shkarkimin e kryebashkiakut socialist Erjon Veliaj, pasi ai po pret gjykimin në paraburgim për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Këshilltarët socialistë të Bashkisë Tiranë, me udhëzim të kryeministrit Edi Rama, vendosën t’i propozojnë Këshillit të Ministrave shkarkimin e tij për arsye të mungesës në detyrë, shtatë muaj pasi Veliaj u arrestua me kërkesë të SPAK.

E ndërsa Rama e justifikoi këtë akt politik me nevojën urgjente të kryeqytetit për një kryetar bashkie në detyrë, janë të paktën edhe katër bashki të tjera pa kryetarë për shkak të dorëheqjeve. Kryetarët e bashkive Mat, Berat dhe Tepelenë u larguan në pranverë pasi Rama i futi në listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa para dy javësh u dorëhoq edhe kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha.

Pavarësisht parashikimeve kushtetuese për shpalljen dhe organizimin e zgjedhjeve të reja të pjesshme, zgjedhjet në këto bashki vijojnë të mbeten peng i procedurave të paqarta mes kryeministrit dhe presidentit, të cilët, duke luajtur “ping-pong” me përgjegjësitë, i kanë shkelur afatet ligjore.

Kushtetuta e Shqipërisë i njeh Presidentit në nenin 92 kompetencën e caktimit të datës së zgjedhjeve për Kuvendin, organet e pushtetit vendor, si dhe për zhvillimin e referendumeve. Kjo kompetencë është e kufizuar në kohë nga neni 10 i Kodit Zgjedhor, i cili specifikon se: “Në rast të ndërprerjes së mandatit, për shkaqet e parashikuara në nenin 115 të Kushtetutës, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit.”

Por Presidenca pretendon se vakanca duhet t’i njoftohet zyrtarisht nga kryeministri, duke e lënë shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme de facto në dorë të mazhorancës në pushtet, pavarësisht afateve dhe parashikimeve ligjore.

Standarde të dyfishta

Zgjedhjet lokale të vitit 2019 krijuan një precedent zgjedhor, kur opozita e atëhershme, Partia Demokratike dhe ish-Lëvizja Socialiste për Integrim, vendosën t’i bojkotonin duke shkaktuar një ngërç politik.

Ish-presidenti Ilir Meta, në përpjekje për të zgjidhur këtë ngërç, shfuqizoi dekretin e tij për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor, duke caktuar një datë të re në tetor. Por Kuvendi miratoi një rezolutë ku e shpalli të pavlefshëm dekretin e presidentit, me argumentin se cenonte parashikimet ligjore. Socialistët nisën më pas një procedurë parlamentare për shkarkimin e presidentit për tejkalim të kompetencave të tij.

Duke iu referuar përplasjeve të gjata institucionale mes ish-presidentit dhe Kuvendit, Rigels Xhemollari nga “Qendresa Qytetare” e sheh sjelljen e sotme të PS-së të lidhur me interesat e ngushta politike.

“Në 2019 PS kishte një interes politik për të marrë zotërimin e të gjitha bashkive, për të mbajtur pushtetin qendror, ndërsa tani që e ka atë, janë thjesht shpenzim energjie,” thotë ai, duke shtuar se nga ana tjetër “opozita i sheh këto bashki thjesht si beteja të pamundura.”

Edhe për ekspertin e çështjeve vendore, Agron Haxhimali, që drejton Institutin e Bashkive, sjellja e institucioneve bie ndesh me parashikimet e afateve ligjore dhe dobëson rolin e bashkive.

“Procedurat për zëvendësimin e kryebashkiakëve të dorëhequr janë në shkelje të afateve kushtetuese,” i tha ai BIRN-it, ndërsa sjelljen e mazhorancës e quan me “standard të dyfishtë”.

“Kjo që po ndodh sot mund të ishte ekuivalente me situatën që ndodhi në vitin 2019 për zgjedhjet vendore, kur PS refuzoi dekretin e presidentit për të shtyrë zgjedhjet për shkak të këtyre afateve,” shtoi Haxhimali.

Për përfaqësuesit e shoqërisë civile, sjellja e mazhorancës nuk është vetëm në shkelje të ligjit, por vjen edhe në vazhdën e një serie vendimesh me pasoja në autonominë vendore.

“Mënyra se si pushteti qendror po e zhvesh pushtetin vendor nga kompetencat, duke i marrë ujin, menaxhimin e mbetjeve, lejet e ndërtimit apo duke ndikuar në ngarkimin dhe shkarkimin e drejtorëve, të le të kuptosh se mazhoranca nuk i ka prioritet bashkitë dhe po përgatit një reformë për të goditur më tej autonominë e tyre,” përfundoi Xhemollari.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria synon “Oscar” me rrëfimin e kaosit të ‘97-s
Artikulli tjetër Italia “pushton” Shqipërinë me investime. Pasuritë e paluajtshme, sektori më tërheqës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.