KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Armando Duka tërhiqet nga kulla te ATSH-ja, projekti i kalon “Progeen” të Genc Kuçukut
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Armando Duka tërhiqet nga kulla te ATSH-ja, projekti i kalon “Progeen” të Genc Kuçukut
AktualeAnalizeEkonomiFokusKryesore

Armando Duka tërhiqet nga kulla te ATSH-ja, projekti i kalon “Progeen” të Genc Kuçukut

Përditësimi i fundit: 30 Shtator, 2025 8:27 am
217 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Historia e ndërtimit të kullës në truallin e ATSH-së, e quajtur “VOID Tower” ka marrë një kthesë të papritur. Fillimisht, fitues i projektit u shpall kompania Aiba e Armando Dukës, pasi në mars të këtij viti Korporata e Investimeve e shpalli si ofertën më të favorshme: shteti shqiptar do të merrte 46.1 për qind të hapësirës së ndërtimit, ndërsa pjesa tjetër i kalonte ndërtuesit privat.

Në garë ishte edhe kompania “Progeen” e biznesmenit Genc Kuçuku, e cila kishte ofruar 45 për qind për shtetin, pra më pak sesa oferta e Dukës.

Por, siç mëson Skyweb.al, gjatë fazës së negociatave mes Korporatës së Investimeve dhe kompanisë së Dukës nuk është arritur dot një marrëveshje përfundimtare. Si pasojë, projekti i është kaluar Progeen-it të Kuçukut, duke e ulur automatikisht përqindjen e hapësirës që i mbetet shtetit shqiptar nga 46.1 për qind në vetëm 45 për qind.

Në praktikë, kjo do të thotë se shteti humbet një pjesë të sipërfaqes që do të përfitonte nga ndërtimi, duke ia kaluar më shumë metra privatit.

Kulla pritet të ndërtohet mbi truallin dhe godinën ekzistuese shtetërore, ku sot ndodhet Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe më parë kanë funksionuar Agjencia Telegrafike Shqiptare dhe Ministria e Mjedisit. Bëhet fjalë për një zonë të preferuar, buzë Lanës dhe pranë Bulevardit “Zhan Dark”, shumë afër qendrës së Tiranës.

Sipas projektit, privati do të ndërtojë një sipërfaqe gjigande prej 87 mijë metrash katrorë, me një kosto investimi të llogaritur në rreth 110 milionë euro. Në këmbim, shteti shqiptar do të marrë përqindje të sipërfaqes së ndërtuar, ndërsa administrimi i godinës së re do të mbetet në duart e firmës private.

Vlera e lartë e metrit katror në zonën e qendrës së Tiranës e kthen këtë projekt në një ndër më fitimprurësit për ndërtuesit. Përfitimi i shtetit me 45 për qind të hapësirës shihet si shumë më pak i favorshëm në raport me të ardhurat e jashtëzakonshme që do të sigurojë privati nga shitja apo administrimi i pjesës tjetër të kullës.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor

Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale

Qeveria planifikon mbi 1 miliard euro për projekte hekurudhore

Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kriza e prodhimit! Bujqësia dhe industria të paralizuara prej më shumë se dy vitesh
Artikulli tjetër Çmimi i arit shënon rekord historik

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pasuria e çmendur e drejtoreshës së Tatimeve, Erilinda Lala
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Nëntor, 2026
Intervista e plotë e Edi Ramës për Channel 5
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Nëntor, 2026
Trumpi thotë se do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve
Aktuale Bota Koment Politike 4 Nëntor, 2026
Champions/ Manchester-i përmbys Romën, PSG dërrmon Villarreal-in, Bayern-i thyen Atletico-n
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.