KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shkrimtarët për fëmijë takim në QKLL, sfidat e kësaj letërsie
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Kulture > Shkrimtarët për fëmijë takim në QKLL, sfidat e kësaj letërsie
Kulture

Shkrimtarët për fëmijë takim në QKLL, sfidat e kësaj letërsie

Përditësimi i fundit: 11 Qershor, 2024 9:18 am
229 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

U mbajt sot në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit një diskutim i frytshëm mbi letërsinë për fëmijë.
Ky takim që bëri bashkë shkrimtarë të letërsisë për fëmijë erdhi pas hapjes së thirrjes (më 1 qershor) së Fondit të Krijimtarisë Letrare për Fëmijë për vitin 2024, një fond i përvitshëm që mbështetet nga QKLL.

Pjesë e tryezës së diskutimit ishin fitues të këtij fondi ndër vite si: Xhahid Bushati, Rovena Rozhani, Teuta Dhimarko Kasoruho, si dhe shkrimtarë të afirmuar të letërsisë për fëmijë si Adelina Mamaqi, Lefteri Lloshe, Natasha Poroçani, Anila Mullaj etj, të cilët ndanë me të pranishmit sfidat e kësaj letërsie si një letërsi e domosdoshme në rritjen dhe edukimin e brezave që vijnë.

Ata ngritën shqetësimin që kjo letërsi të mos ngelet e izoluar por të mbështetet vit pas viti, pasi mbi të gjitha këto krijime për fëmijë kanë edhe vlera pedagogjike.

Sipas tyre, kjo letërsi nga njëra anë zhvillon aftësitë njohëse të fëmijës, u zgjeron horizontin mendor, në anën tjetër, zhvillon imagjinatën pasi, krijime të tilla i përshtaten mirë të menduarit konkret dhe ende të pazhvilluar të fëmijëve.

Prej 3 vitesh, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit e mbështet këtë letërsi përmes një fondi të dedikuar.
Nëpërmjet këtij fondi, QKLL-ja synon të promovojë letërsinë për fëmijë, pasi krijuesit për fëmijë janë ata që rrisin dashurinë te fëmijët për librin, që ngacmojnë te fëmijët fantazinë për t’u bërë shkrimtar, hapin dyert e botës fëmijërore, ku mbruhet motivi për të shkruar, për të krijuar dhe për të dashur gjuhën.

Fitues të këtij fondi ndër vite:
Romani “Udhëtim drejt planetit Arbër” me autor Luan Ramën.
Libri didaktiko-letrar “Grama Tik-Tok” me autore Rudina Çupin.
Përralla “Fani në kërkim të dritës” me autore Rovena Rrozhani.
Libri “O trumcak bredharak!”, Xhahid Bushati
Libri “Arushi Oja”, Eleni Birçaj
Sevi Agolli me librin «Hajdutja e buzëqeshjeve»,
Fatmir Gjestila me librin «Lotët e Marit»,
Zimo Krutaj me librin «Jona dhe deti».
Teuta Dhimarko Kasoruho me librin “Aventura e Bebit”
Rovena Rrozhani me librin “Arinjtë duan të fluturojnë”
Xhahid Bushati me librin “Alfabeti i Bletës”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjergj Kastriot Skënderbeu në një murale gjigande në Londër

Itali/ Hajdutët vjedhin pikturat e Renoir, Cézanne dhe Matisse në vetëm 3 minuta

Violinisti i njohur po luante në Tiranë, ikin dritat në Teatrin e Operas dhe Baletit

Rita Ora mbështet dy ekipet kombëtare për kualifikim në Kupën e Botës

Artistët në Universitetin e Arteve pa status: S’u njihen titujt, paralajmërohet bojkot

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Del në qarkullim libri “Kryepiskopi Anastas – Shërbëtor i Perëndisë në shumë vende”
Artikulli tjetër Zbulohet një planet shkëmbor me një diell të dobët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në mbrojtje të Perëndimit
Analize Bota Editorial Politike Zhvillim 17 Prill, 2026
“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale
Analize Bota HI-Tech Opinion Politike Sociale 17 Prill, 2026
Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh
Analize Bota Opinion Politike Zhvillim 17 Prill, 2026
Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.