KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dy të rinj shqiptarë lidhin marrëveshje me gjigandin 160 miliardë dollarësh të kriptomonedhave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Dy të rinj shqiptarë lidhin marrëveshje me gjigandin 160 miliardë dollarësh të kriptomonedhave
AktualeAnalizeFinanceHI-TechKryesoreSociale

Dy të rinj shqiptarë lidhin marrëveshje me gjigandin 160 miliardë dollarësh të kriptomonedhave

Përditësimi i fundit: 28 Tetor, 2025 7:52 pm
377 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kompania fintech e themeluar në Shqipëri, T-Blocks, është bashkuar me firmën amerikane të blockchain-it Ripple për të lançuar tokenizimin e aseteve të botën reale në bursën XRP Ledger (XRPL) të Ripple.

Sipas marrëveshjes T-Blocks do të dixhitalizojë rreth 50 milionë euro (58.3 milionë dollarë) asete nga fondi i saj me seli në Luksemburg, duke u lejuar investitorëve t’i tregtojnë ato në internet, tha T-Blocks në një njoftim për shtyp.

“Duke filluar me Shqipërinë dhe Ballkanin, platforma me seli në Luksemburg do të tokenizojë mundësi me rritje të lartë në pasuri të paluajtshme, mikpritje dhe energji të rinovueshme, duke mundësuar akses të sigurt dhe në përputhje me rregullat për investitorët globalë,” njoftoi T-Blocks.

E themeluar në Shqipëri në vitin 2023, T-Blocks tani e ka selinë në Luksemburg. Kompania zotërohet nga dy djem të rinj shqiptar, që quhen Eni Shtini dhe Henri Ndreca. Më herët këtë vit, ajo lançoi një fond investimi, duke synuar investitorët e diasporës që duan të investojnë në pasuri të paluajtshme dhe energji të gjelbër në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë Ripple është një kompani me bazë SHBA, e cila zotëron bursën XRPL. Kjo e fundit është një platformë tregtimi kritpomonedhash, por që mundëson edhe pagesa ndërkombëtare duke synuar të konkurrojë sistemin Swift, pasi ofron shpejtësi dhe kosto më të ulëta se sistemi tradicional i pagesave.

Aktualisht XRPL ka një kapitalizim tregu prej 160 miliardë dollarësh, por ekspertët presin që kjo shumë do të rritet me disa fish në të ardhmen e afërt për shkak të avantazheve, që ofron ky sistem.

Tokenizimi i aseteve të botës reale

Tokenizimi i aseteve të botës reale (RWA) është procesi i konvertimit të të drejtave të pronësisë së një aseti financiar, fizik ose tradicional në një token dixhital në një blockchain. Kjo mbush hendekun midis financave tradicionale dhe financave të decentralizuara (DeFi), duke sjellë asete historikisht jolikuide në ekonominë dixhitale.

RëA-të mund të përfaqësojnë një gamë të gjerë asetesh, të tilla si pasuri të paluajtshme, obligacione qeveritare dhe të korporatave, mallra si ari, kredi private dhe vepra arti. Fjala vjen në rastin e pasurive të paluajtshme tokenizimi bën të mundur që një apartament të zotërohet nga disa pronarë duke u mundësuar atyre që nuk kanë para për të financuar blerjen e plotë të një apartamenti, të bëhen pjesërisht pronarë të tij.

Shndërrimi i aseteve fizike në asete dixhitale është cilësuar nga disa ekspertë të financave si “gjenerata e ardhshme e tregjeve”.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë
Artikulli tjetër Pallati Shqipëria në qendër të Begodradit shitet për 10 milionë euro

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale
Aktuale Finance Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale 28 Tetor, 2026
Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 28 Tetor, 2026
Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.