KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?
AktualeAnalizeBotaOpinionPolitike

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

Përditësimi i fundit: 3 Nëntor, 2025 7:43 pm
181 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Me samitin e propozuar mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, në Budapest që duket se është shtyrë, shtetet evropiane sërish po tentojnë ta bëjnë veten të rëndësishme në çdo zgjidhje të mundshme të luftës në Ukrainë.

Një nga përpjekjet e fundit është një plan 12-pikësh, që është iniciuar nga Finlanda. Ky plan ka qarkulluar në kryeqytetet evropiane javët e fundit. Dokumenti nuk është një marrëveshje e gatshme paqeje, gjë që bëhet e qartë përmes titullit provizor: “Elementet për paqe në Ukrainë”.

Ky plan po ashtu nuk është diskutuar në nivelet më të larta të BE-së dhe nuk është mbështetur zyrtarisht nga asnjë shtet. Përkundrazi, është diçka që është punuar në Koalicionin e Vullnetit, një grup prej më shumë se 20 shtetesh që e mbështesin Ukrainën, që nga pranvera.

Dymbëdhjetë pikat janë strukturuar në dy faza: e para “armëpushimi” dhe e dyta “negociatat”. Qasja “fillimisht armëpushim” është diçka që shumica e shteteve evropiane kanë kërkuar që kur administrata Trump nisi të bisedonte me Kremlinin. Në dokument thuhet se një armëpushim i tillë “do të fillojë 24 orë pasi palët ta kenë pranuar këtë plan” dhe se një linjë kontakti “do të ngrihet në momentin që nis armëpushimi”.

Faza e parë

Duke pranuar rolin udhëheqës të SHBA-së në bisedime, plani po ashtu sugjeron që monitorimi i armëpushimi të nisë “menjëherë nën udhëheqjen amerikane, duke përdorur satelitë, dronë dhe mjete të tjera të teknologjisë”.

Po ashtu, gjatë fazës së armëpushimit, plani është që Ukraina dhe Rusia të pajtohen për një pakt “kundër agresionit”, që do të thotë se përderisa Moska do të ndalojë sulmet ndaj Ukrainës, Kievi po ashtu duhet të përmbahet nga përpjekjet për të rimarrë territoret nën kontrollin rus në rajonet ukrainase sikurse Krimea, Donbasi, Hersoni dhe Zaporizhja përmes mjeteve ushtarake.

Sa i përket centralit bërthamor që gjendet në Zaporizhja, është propozuar ideja që ai të transferohet nga kontrolli rus në një palë të tretë, të paidentifikuar, dhe të nisin negociatat për ta kthyer sërish nën kontrollin e Ukrainës.

Sipas planit do të ketë edhe “masa për ndërtimin e besimit”, që parashohin “që sanksione të caktuara dhe simbolike të hiqen pasi armëpushimi të ketë zgjatur për një numër të caktuar ditësh”. Një tjetër ide është që Rusia do të mirëpritet sërish në organizata ndërkombëtare. Edhe pse kjo gjë nuk është specifikuar qartë, mund të nënkuptohet se bëhet fjalë për Këshillin e Evropës, nga e cila Rusia u përjashtua më 2022, si dhe për Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Gjithashtu, propozohet që gjatë fazës së armëpushimit të krijohet një “Bord i Paqes”, që do të kryesohet nga Trumpi, për të mbikëqyrur zbatimin e një plani eventual të paqes – ide që duket se është marrë nga plani 20-pikësh për paqe në Gazë.

Faza e dytë

Faza e dytë-negociatat – fillimisht përfshijnë një armëpushim. Në tekst thuhet se “negociatat do të nisin për një vijë finale të kontaktit, e cila do të mbetet në fuqi derisa palët të pajtohen për qeverisjen e përhershme të territoreve të pushtuara”.

Kjo fazë përfshin edhe krijimin e zonave të sigurisë përreth vijës së kontaktit, ku nuk do të lejohen aktivitetet ushtarake si dhe monitorimi nga një mision civil shumëkombësh në të dyja anët e vijës.

Garancitë e sigurisë, për të cilat Koalicioni i Vullnetit ka punuar për muaj të tërë, janë në pikën e 8-të, megjithëse nuk jepen detaje të tjera.

Pika e 9-të është më kundërthënësja, pasi ka të bëjë me një dialog të nivelit të lartë mes Kievit dhe Moskës për të “rritur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe respektin për diversitetin gjuhësor, kulturor dhe fetar”.

Zyrtarët nga shtetet lindore të BE-së, me të cilat ka kontaktuar Radio Evropa e Lirë, besojnë se kjo pikë e planit forcon pretendimet ruse, shpesh të cilësuara si të pabaza, se rusishtfolësit në Ukrainë janë diskriminuar dhe kanë nevojë për mbrojtje nga Moska.

Pika pasuese është po ashtu e debatueshme nga shumë qeveri evropiane pasi përmend “nisjen e negociatave për qeverisjen e përhershme të territoreve të pushtuara”. Kjo bie ndesh me qëndrimet “maksimaliste” të shumë kryeqendrave të BE-së, sipas të cilave, Ukraina nuk duhet të heqë dorë nga asnjë centimetër territor dhe se integriteti territorial i saj është kyç.

Pika e parafundit e planit lidhet me rindërtimin dhe parashikon krijimin e një fondi për Ukrainën. Asetet e ngrira ruse thuhet se mund të përdoren për këtë fond.

Në fund, dokumenti përmend heqjen graduale të sanksioneve ndaj Rusisë, në përputhje me zbatimin e planit. Këtu thuhet se Ukraina dhe Rusia do të nisin një proces për t’u pajtuar mbi kompensimin e dëmeve të luftës, me asetet e ngrira ruse në Perëndim, që kapin vlerën e mbi 200 miliardë eurove, të cilat mund të kthehen sapo të arrihet një marrëveshje mes Kievit dhe Moskës. Plani përfshin edhe një mekanizëm që do të rikthente në mënyrë automatike të gjitha sanksionet dhe masat izoluese në rast se Ukraina sulmohet sërish.

Sa gjasa ka ky plan të funksionojë? “Ndoshta jo shumë”, pranon një zyrtar evropian që foli në kushte anonimiteti. Dhe ndonëse disa nga ta ende mendojnë se SHBA-ja mund të jetë e interesuar për të paktën disa aspekte të propozimeve, pak kush beson se Rusia do të pajtohet. Siç u shpreh një diplomat evropian: “Mund të kemi një plan me 12 pika, por nuk do të ketë paqe – ky është plani njëpikësh i Putinit”.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Serbi: Dhuna rreth tendave në Beograd
Artikulli tjetër Kosova akuzon Serbinë për shkelje të kufijve shtetërorë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.