KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosova akuzon Serbinë për shkelje të kufijve shtetërorë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kosova akuzon Serbinë për shkelje të kufijve shtetërorë
AktualeFokusOpinionRajoniSociale

Kosova akuzon Serbinë për shkelje të kufijve shtetërorë

Përditësimi i fundit: 4 Nëntor, 2025 6:37 pm
129 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Kosova ka reaguar ashpër pas informacioneve të publikuara nga Policia e Kosovës, sipas të cilave në zonën e Leposaviqit, në veri, një shtetas i Kosovës, pjesëtar i nacionalitetit serb, me inicialet M.V., dyshohet se fillimisht është plagosur dhe më pas është rrëmbyer nga Xhandarmëria Serbe. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur më 01.11 brenda territorit të Kosovës, apo siç njihet (pika 0) në kufirin me Serbinë. Ende nuk ka deklarata nga autoritetet e Serbisë për këtë ngjarje.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në reagimin e saj, thotë se “bota demokratike duhet të reagojë e t’i ndalë këto sulme të Serbisë”. “Kjo është edhe një dëshmi shtesë e qasjes së saj hegjemoniste, ku çdo qytetar që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të Vuçiqit, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme. Bota demokratike duhet të reagojë e të ndalë këto sulme të Serbisë që kanë për qëllim rrezikimin e paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Ndërkaq, skena politike në Kosovë duhet të veprojë e flasë në një zë në mbrojtjen e Kosovës nga tendenca të tilla”, tha Osmani.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla e quajti këtë si një veprim që është pjesë e politikave të Serbisë “për frikësim dhe përndjekje ndaj qytetarëve që nuk i binden regjimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq”. “Kjo qasje agresive dhe provokuese e Serbisë është e papranueshme. Ajo përbën shkelje të rëndë të kufijve tanë shtetërorë dhe të të drejtave të qytetarëve tanë. I bëj thirrje faktorit ndërkombëtar që të reagojë ndaj Serbisë dhe që këto veprime armiqësore të mos përsëriten”, tha Sveçla në reagimin e tij.

KFOR: “Situata e sigurisë në vijën kufitare administrative me Serbinë është e qetë”

Kurse Policia e Kosovës thotë se është duke bashkëpunuar me forcat paqeruajtëse të KFOR-it për të zbardhur këtë rast. Zona ku ndodhi plagosja është zonë e përgjegjësisë së KFOR-it. KFOR është në dijeni rreth njoftimit të Policisë së Kosovës dhe siguron bashkëpunimin me të. “Situata e sigurisë në vijën kufitare administrative me Serbinë është e qetë”, ka deklaruar KFOR. “Policia e Kosovës ka nisur hetime dhe vazhdon të jetë në kontakt të ngushtë me disa entitete, përfshirë KFOR-in. Policia e Kosovës e ka koordinuar aktivitetin e vet në anën kosovare të vijës kufitare administrative me KFOR-in.”

Të maskuar hyjnë në territorin e Kosovës

Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, viktima është plagosur nga Xhandarmëria serbe dhe është identifikuar me inicialet M.V. Sipas dëshmitarëve, pas plagosjes ai është dërguar me një autoambulancë në drejtim të qytetit të Nishit, në Serbi. Policia tha se ka intervistuar disa dëshmitarë okularë dhe përmes tyre ka siguruar informacion se “persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën, të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë”.

Informacionet e para lidhur me plagosjen e serbit M.V. i bëri publike një avokat serb, Ivan Niniq, në Serbi. Ai shkroi në platformën X se viktima M. V. ishte plagosur rëndë gjatë të shtënave në fshatin Jellakcë, afër Leposaviqit, dhe se mjekët në Qendrën Klinike Universitare në Nish po tentojnë t’ia shpëtojnë jetën.

Nuk është hera e parë që autoritetet e Kosovës akuzojnë Serbinë se Xhandarmëria serbe hyn në territorin e Kosovës. Në mars të vitit 2012, dy policë të Kosovës ishin arrestuar në fshatin Dumnicë të Podujevës nga Xhandarmëria serbe, por më pas ishin liruar. Edhe në vitin 2023, tre policë të Kosovës, duke patrulluar pranë fshatit Bare, në veri të Kosovës, u arrestuan nga policia e Serbisë, me pretendimin se ata kishin kaluar në territorin e Serbisë. Pas 48 orësh edhe këta tre policë u liruan.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Përshkallëzon kriza e mbetjeve në Kukës

Dosja “Balluku”/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për këqyrjen e celularëve të sekuestruar

Dosja ‘Onkologjiku’/ SPAK dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT-së dhe dy mjekë

ARRSH hap tender 21 milionë euro. për stabilizimin e rrëshqitjes në Librazhd

“Revanshi” i prokurorisë ndaj Shullazit dhe Avdylajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?
Artikulli tjetër Ish-zv.presidenti amerikan, Dick Cheney ndërron jetë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nënshkruhet marrëveshja/Fincantieri do të prodhojë anije në Pashaliman
Aktuale Analize Ekonomi Fokus Koment Kryesore 30 Prill, 2026
Incineratori i Tiranës, Lefter Koka kundërshton rillogaritjen e dënimit
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore 30 Prill, 2026
Rasti Spiropali: A mund të kritikosh publikisht pa u quajtur tradhtar?
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
Llatja i Elbasanit krijon SH.A për të fshehur punësimet elektorale
Analize Korrupsion Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.