KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Demokratët fitojnë tri gara kyçe, Mamdani bëhet kryetari i parë mysliman i Nju Jorkut
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Demokratët fitojnë tri gara kyçe, Mamdani bëhet kryetari i parë mysliman i Nju Jorkut
AktualeAnalizeBotaPolitike

Demokratët fitojnë tri gara kyçe, Mamdani bëhet kryetari i parë mysliman i Nju Jorkut

Përditësimi i fundit: 5 Nëntor, 2025 12:37 pm
98 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Demokratët i fituan tri gara të martën në zgjedhjet e para të rëndësishme qëkurse Donald Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, duke ngritur një brez të ri udhëheqësish dhe duke i dhënë partisë së tyre një shtysë të re para zgjedhjeve kongresionale të vitit të ardhshëm.

Në Nju Jork, Zohran Mamdani, një socialist demokrat 34-vjeçar, fitoi garën për kryetar, që kulmoi me ngritjen e tij të shpejtë dhe të papritur nga një ligjvënës i panjohur shtetëror në një nga figurat më të dukshme të demokratëve në vend.

Ndërkohë, në Virxhinia dhe Nju Xhersi, demokratet e moderuara Abigail Spanberger, 46 vjeçe, dhe Mikie Sherrill, 53 vjeçe, fituan zgjedhjet për guvernatore me epërsi të dukshme.

Kandidatët fitues pritet ta ringjallin energjinë dhe të nxisin më shumë angazhim nga votuesit demokratë, shumë prej të cilëve kanë kërkuar figura të reja në krye të partisë. Pjesëmarrja në zgjedhjet për kryetar në Nju Jork ishte më e larta që prej vitit 1969.

Që të tre kandidatët demokratë vunë theksin mbi çështjet ekonomike, veçanërisht te përballueshmëria, një çështje që mbetet me prioritet për shumicën e votuesve.

Mamdani, i cili do të bëhet kryetari i parë mysliman i qytetit më të madh në SHBA, e mundi ish-guvernatorin, Andrew Cuomo, i cili garoi si i pavarur pasi humbi nominimin ndaj Mamdanit më herët këtë vit.

Cuomo, i cili dha dorëheqje si guvernator katër vjet më parë pas akuzave për ngacmim seksual që ai i ka mohuar, e paraqiti Mamdanin si një ekstremist të majtë me propozime të paqëndrueshme dhe të rrezikshme.

Mamdani ka bërë thirrje për rritjen e taksave për korporatat dhe të pasurit për të financuar politika ambicioze të majta, si ngrirja e qirave, kujdes falas për fëmijët dhe autobusë falas në qytet. Drejtues të Wall Street-it kanë shprehur shqetësim për vendosjen e një socialisti demokrat në krye të kryeqytetit financiar të botës.

Republikanët kanë sinjalizuar tashmë se synojnë ta paraqesin Mamdanin si fytyrën e Partisë Demokratike.

Spanberger, e cila mundi nënguvernatoren republikane Winsome Earle-Sears, do ta zëvendësojë guvernatorin republikan Glenn Youngkin në Virxhinia.

Ndërsa në Nju Xhersi, Sherrill mposhti republikanin Jack Ciattarelli dhe do të pasojë guvernatorin demokrat Phil Murphy.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qeveria hap rrugën për shitjen e 100 mijë hektarëve tokë bujqësore tek të huajt

Qeveria privatizon edhe pikën kufitare të Dhërmiut

Hapësirat civile në Ballkanin Perëndimor po tkurren

IKMT konfirmon “zhytjen” e dy pallateve në “Durrës Marina”

Si po monopolizohet tregu shqiptar nga Doganat

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar nga zjarri, në një shtëpi pleqsh në Tuzla
Artikulli tjetër Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Maj, 2026
Si Vilma Nushi financoi kullën e babait të Ervin Matës?
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 14 Maj, 2026
Qeveria mbyll shkollën fetare në Gjirokastër
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 14 Maj, 2026
Izraeli drejt zgjedhjeve të reja
Aktuale Bota Politike 14 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.