KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri
EkonomiFokusKryesoreOpinionZhvillim

Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

Përditësimi i fundit: 8 Nëntor, 2025 8:58 pm
204 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Qeveria Rama ka prezantuar këtë të premte projektin për rijetëzimin e kullave–shtëpi në katër rajone të vendit, Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Kukës.

Ky projekt i realizuar në bashkëpunim me GIZ-in gjerman, i cili sipas Ministrisë së Turizmit, synon zhvillimin ekonomik, kulturor dhe turistik të veriut të Shqipërisë, ngre shumë pikëpyetje dhe lë shumë hapësira diskutimi.

Kjo për faktin, se vetëm pak muaj më parë, qeveria rrafshoi qindra bujtina në Theth e Valbonë, të cilat ishin ndërtuar me investime private dhe që kishin shndërruar zonën në një prej destinacioneve më të suksesshme të turizmit malor në vend.

Rama çoi fadromat dhe brenda pak minutash rrëzoi godinat me molotov në pikun e sezonit turistik, duke llahtarisur turistë e banorë vendas. Pavarërisht kundërshtimit nga këta të fundit, Rama nuk e ndali zemërimin por u hoqi bukën e gojës të gjithë atyre që vetë u kishte bërë thirrje të ktheheshin në atdhe dhe të investonin në tokat e tyre.

Pra, e njëjta qeveri që shembi me fadroma bujtinat në pikun e sezonit turistik, shpall projektin për rijetëzimin e kullave-shtëpi me pretendimin se synon të zgjerojë potencialin e turizmit dhe të trashëgimisë në vend.

Paradoksi është i dukshëm, megjithatë ky është një tjetër rast që vërteton se mania e Ramës për kullat nuk paska të sosur.

Pasi pushtoi kryeqytetin me to, tashmë ja ka vënë syrin kullave të veriut, me pretendimin për ti rijetëzuar, edhe pse dukshëm është thjesht zhvatja e radhës që ka planifikuar tu bëjë taksave të qytetarëve shqiptarë.

Ana tjetër e medaljes së kullave 

Departamenti i Shtetit (DASH) publikoi në mars të këtij viti raportin e Strategjisë së trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Në pjesën për Shqipërinë, thuhej se, krimi shqiptar po i pastron paratë e drogës në ndërtimin e kullave dhe blerje të pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe zonat të tjera.

Ndërkohë nga ana tjetër ekspertët dhe politologët thonë se Rama i përdor një pjesë të kullave si shpërblim për oligarkët, (ata financiarë, kriminalë dhe mediatikë).

Pra ashtu sikurse kullat në Tiranë edhe ‘rijetëzimi’ i kullave në veri është një tjetër plan korruptiv i Ramës i fshehur pas petkut të turizmit, që vetë ai e shkatërroi në verë.

 

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Raporti: Shqipëria po largohet nga standardet e BE-së
Artikulli tjetër Si po kërcënohet siguria e qytetarëve nga dezinformimi shëndetësor

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.