KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Danimarkë: Kufizim moshe për mediat sociale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Danimarkë: Kufizim moshe për mediat sociale
AnalizeBotaHI-TechSociale

Danimarkë: Kufizim moshe për mediat sociale

Përditësimi i fundit: 10 Nëntor, 2025 11:58 am
373 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në Danimarkë pritet të përcaktohet me ligj një moshë minimale ligjore për përdorimin e mediave sociale. Qeveria në Kopenhagë ra dakord me partitë e tjera të përfaqësuara në parlament për të vendosur në të gjithë vendin si kufi moshën 15 vjeç për lejimin e përdorimit të platformave të caktuara të mediave sociale. Megjithatë prindërvedo t’u jepet mundësia që t’u lejojnë fëmijëve të tyre të regjistrohen në këto rrjete që në moshën 13 vjeç.

Ministria daneze e Çështjeve Digjitale deklaroi se legjislacioni synon të mbrojë më mirë fëmijët dhe të rinjtë në botën digjitale. Qëllimi i kësaj mase është t’u japë fëmijëve më shumë kohë për pushim, lojëra dhe zhvillim përpara se atë të krijojnë në rrjete sociale profile që mbartin rreziqe të caktuara.

Ende e paqartë se për cilat platforma është fjala

Në marrëveshjen politike nuk specifikohet se kur dhe se si do të zbatohen planet. Gjithashtu është e paqartë se cilat platforma të mediave sociale do të preken. Në marrëveshje thuhet vetëm se ligji do të vendosë kufizime për platformat më të mëdha, në të cilat përdoruesit mund të krijojnë profile publike dhe të cilat janë të lidhura në mënyrë të dukshme me rreziqe për fëmijët dhe të rinjtë. “Fëmijët dhe të rinjtë vuajnë nga çrregullime gjumi, humbasin aftësinë e tyre për t’u çlodhur dhe për t’u përqendruar dhe janë gjithnjë e më shumë nën presionin e marrëdhënieve digjitale në të cilat të rriturit nuk janë gjithmonë të pranishëm”, thuhet në deklaratë. Ky zhvillim nuk mund të ndalet vetëm nga asnjë prind, mësues apo kujdestar.

Pararojë e BE-së

Danimarka synon të jetë një nga shtetet e para anëtare të BE-së që ndërmerr këtë hap për kufizimin e përdorimit të mediave sociale. Danezët gjithashtu synojnë që ta bëjnë kthejnë këtë çështje në temë diskutimi në gjithë BE-në, sikurse njoftuan në korrik kur morën presidencën e Këshillit të BE-së.

Si shembull për kufizimet e mediave sociale shërben Australia. Në Australi është marrë tashmë vendimi që të rinjtë do të lejohen të përdorin platforma si TikTok, Snapchat, YouTube, Facebook ose Instagram vetëm nga mosha 16 vjeç e lart.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përse bëhet fjalë në samitin e klimës në Brazil?
Artikulli tjetër Peshëngritje/ Enkileda Carja .vendos dy rekorde botërore për të reja

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.