KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 47.5 milionë euro për inceneratorët inekzistentë të Elbasanit e Fierit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > 47.5 milionë euro për inceneratorët inekzistentë të Elbasanit e Fierit
AktualeAnalizeFinanceKorrupsionKryesoreSociale

47.5 milionë euro për inceneratorët inekzistentë të Elbasanit e Fierit

Përditësimi i fundit: 11 Nëntor, 2025 10:50 am
171 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në projektbuxhetin e vitit 2026, Qeveria ka parashikuar një fond prej 1 miliard lekësh që do t’u shpërndahet bashkive në shkallë vendi për menaxhimin e mbetjeve urbane, përmes një transferte të pakushtëzuar sektoriale. Kjo është hera e parë që financimi për këtë qëllim specifik formalizohet si pjesë e mekanizmave fiskalë që mbështesin pushtetin vendor, duke synuar përmirësimin e sistemit të grumbullimit, transportit dhe trajtimit të mbetjeve në të gjitha zonat e menaxhimit. Gjithçka ndodh pasi vendi ka vuajtur me menaxhimin e mbetjeve, edhe pse për to janë shpenzuar miliona euro si ato që shkuan për inceneratorët që nuk u ndërtuan asnjëherë.

Fonde të dedikuara sipas zonave të menaxhimit të mbetjeve

Sipas Aneksit 8 të projektbuxhetit 2026, ndarja e fondeve është bërë në bazë të sasisë vjetore të mbetjeve që prodhojnë njësitë vendore; dhe kostove shtesë të transportit drejt pikave fundore të grumbullimit dhe përpunimit.

Kjo ndarje mbështet implementimin e zonave të menaxhimit të mbetjeve të përcaktuara nga Ministria e Mjedisit, ku disa bashki duhet t’i transportojnë mbetjet në qendra rajonale për trajtim.

Konkretisht: Bashkitë Malësi e Madhe, Shkodër, Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Lezhë dhe Kurbin do të financohen për transportin e mbetjeve drejt zonës së menaxhimit Shkodër.

Bashkitë Krujë, Durrës, Vorë, Kamëz, Shijak dhe Kavajë do të kontribuojnë në zonën e menaxhimit Tiranë.

Bashkitë Librazhd, Elbasan, Rrogozhinë, Peqin, Cërrik, Belsh, Prrenjas dhe Gramsh do të drejtojnë mbetjet drejt zonës Shkodër.

Po ashtu, bashkitë e Fierit, Lushnjës, Roskovecit, Patosit, Divjakës dhe Mallakastrës do t’i dërgojnë mbetjet në zonën e menaxhimit në Shkodër.

Në këto dy raste nuk dihet nëse kemi të bëjmë me ndonjë lapsus, apo qeveria ja “groposur” zyrtarisht inceneratorët që nuk u ndërtuan kurrë, duke transferuar mbetjet e këtyre bashkive në Shkodër.

Gjithashtu bashkitë Himarë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, Libohovë dhe Dropull, do të financohen për transportin e mbetjeve urbane në zonën e menaxhimit të mbetjeve Gjirokastër.

Bashkitë Pogradec, Korçë, Kolonjë, Maliq, Devoll dhe Pustec, financohen për transportin e mbetjeve urbane në zonën e menaxhimit të mbetjeve Korçë.

Nga pagesat për inceneratorët te menaxhimi rajonal

Ky ndryshim tregon një ndryshim qasjeje të qeverisë, pas disa viteve ku buxheti i shtetit mbulonte pagesa të konsiderueshme për kontratat e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit, të cilët megjithatë nuk u përfunduan dhe nuk hynë kurrë në funksion. Në mungesë të tyre, projektbuxheti 2026 parashikon që mbetjet e bashkive përkatëse të transportohen në qendra alternative rajonale.

Në të njëjtën kohë, ndarja e re sipas zonave të menaxhimit tregon riformatimin e strategjisë kombëtare për trajtimin e mbetjeve urbane, që synon shmangien e modeleve të dështuara dhe orientimin drejt zgjidhjeve funksionale rajonale.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, të analizuara nga ekofin.al, për periudhën nga viti 2019-2022 buxheti i shtetit ka paguar 2.9 miliardë lekë për inceneratorin inekzistent të Fierit dhe 1.85 miliardë lekë nga viti 2018-2021 për inceneratorin inekzistent të Elbasanit. Praktikisht 4.75 miliardë lekë nga buxheti janë paguar ndër vite për dy vepra që sot nuk ekzistojnë.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërdorim dhe keqmenaxhim në prokurimin e mbrojtjes në Ukrainë

Dibër/ Shteti nxjerr ‘pasuritë’ e krimit në ankand

100 ditë protestë kundër qeverisë Rama/ Si u ndërkombëtarizuar “Revolucioni i Flamingove”?

“Muzeu i Hebrenjve dhe Klubi Labëria në Vlorë”

Fitorja e AfD-së e trondit Merzin dhe “shqetëson” Evropën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Artikulli tjetër Prezantohet linja e parë e riciklimit të qelqit në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kosovë/ Fatmir Sheholli mohon fajësinë për spiunazh dhe shantazh
Aktuale Fokus Koment Kryesore Rajoni 7 Shtator, 2026
Sarajeva e tërheq stafin e ambasadës nga Serbia
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 7 Shtator, 2026
Kosovë/ Një person vret motrën dhe plagos nënën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 7 Shtator, 2026
Protesta kundër emigracionit në Britani
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 7 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.