KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Biseda e Hysës me Ramën, si e tregon Kryeministri dhe si e tregon Hysa
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Biseda e Hysës me Ramën, si e tregon Kryeministri dhe si e tregon Hysa
AktualeFokusKomentKryesoreSociale

Biseda e Hysës me Ramën, si e tregon Kryeministri dhe si e tregon Hysa

Përditësimi i fundit: 14 Nëntor, 2025 12:11 pm
272 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qeveria amerikane ka sanksionuar dje Luftar Hysën dhe vëllezërit e tij duke i bllokuar të gjitha aktivitetet dhe asetet financiare në SHBA, pasi akuzohet nga autoritetet amerikane si pastrues parash i kartelit meksikan të drogës ‘Sinaloa’, një prej organizatave më të mëdha kriminale në botë.

Në Shqipëri, Luftar Hysa u bë i njohur pas një takimi me Kryeministrin Edi Rama dhe investimit të tij në Vlorë në një kahino kë Marina Bay.

Edhe Rama, edhe Luftar Hysa kanë komentuar takimin e tyre, por të dy kanë përshkruar arsye mjaft të largëta nga jëra tjetra në lidhje me takimin dhe çfarë është folur atje, duke ngritur dyshime se ajo që është deklaruar publikisht ndryshon shumë nga çfarë është realizuar në atë takim.

Në një intervistë me gazetarin italian Motola i cili i referohej raportimeve të mediave kanadeze, të cilat kishin publikuar të dhëna sipas të cilave Hysa dyshohej se pastronte paratë e kartelit të Sinaloas përmes kazinove, përfshirë edhe një kazino të hapur në Vlorë, Rama ka dhënë versionin e tij të takimit.

‘Atje (në Vlorë) është një investim i një familjeje vlonjate. I ati është një person i njohur sepse ishte një nga aktivistët e gjelbër kundër Petroliferës Italiane. Familja ka investuar pak nga pak në ‘Marina Bay’. Pastaj më thanë se një i njohur i tyre që jeton në Meksikë dëshironte t’i ndihmonte për menaxhimin e një kazinoje. I thashë ‘dakord, hajdeni’. Erdhën, i takova, më kërkuan vetëm informacione për mundësinë e një projekti të tillë dhe u sqarova për paketën që ne kishim për hotelet me pesë yje: pa taksa për 10 vite, TVSH 6%, zero tarifa ndërtimi,’ shpjegoi Rama.

Megjithëse kryeministri tentoi ta minimizonte marrëdhënien me Hysën, ai konfirmoi publikisht se takimi kishte ndodhur dhe se kishte dhënë miratimin për projektin e kazinosë në Vlorë.

‘Ai (Hysa) erdhi me ata për këtë. Kjo më kujtohet. Një herë e kam parë në jetën time. Më pas kam parë se e kanë hapur, kaq. A është investitor, apo administrator, apo tjetër – nuk e di,’ deklaroi Rama.

Deklaratat e e Luftar Hysës flasin për një subjekt kulturor të bisedës.

“Kam dashur ta takoj Edi Ramën për një histori shumë të bukur që më pëlqen ta ndaj me ty këtu. Unë kam një mikun tim të madh qëështë nga Anglia. Faktikisht nga Skocia dhe jeton në Londër. Dhe ky miku im e ka emrin Max Miligan. Unë kam jetu me atë në Peru për tre vjet. Dhe Mak, vëllai I tij ka qenë drejtor i SKY NEëS në Angli. Maksi është fotograf dhe bën libra. Bën fotografi dhe shkruan libra. Ka bërë libra për Perunë, Ganën, Bregun e Fildishtë, Islandën, Rumaninë dhe ky njeri njeri gjithmonë donte të bënte një libër për Shqipërinë dhe të promovonte turizmin. Në telefonin tim i kam të gjitha edhe mesazhet edhe bisedat me Maksin. Dhe unë duke kërku dhe duke parë që Rama është edhe artist dhe i pëlqen kjo lloj fushe, thashë që e vetmja gjë që mund të bëja është t’i propozoj këtë projekt që mund ta mbështeste. Ramën e gjeta përmes një mikun tim gjerman, qëështë mik i mirë i Shqipërisë dhe unë jam krenar që e kam mik. Dhe çfarë kam fol me atë që të ndihmojë Shqipërinë për hapjen e negociatave. Ai kishte ardh për punët e veta dhe tha “Hajde të të prezantoj kryeministrin” u shpreh asokohe Luftar Hysa.

 

Marrë nga Droni.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rruga që kushtoi 260 milionë euro nis të degradohet një muaj pas inaugurimi
Artikulli tjetër Si tregjet mund të rrëzojnë ekonomitë botërore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?
Fokus HI-Tech Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Shtator, 2026
Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.