KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bizneset nuk paguajnë sigurimet e punonjësve, borxhi shkon 200 milionë euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Bizneset nuk paguajnë sigurimet e punonjësve, borxhi shkon 200 milionë euro
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Bizneset nuk paguajnë sigurimet e punonjësve, borxhi shkon 200 milionë euro

Përditësimi i fundit: 14 Nëntor, 2025 12:15 pm
218 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Detyrimet e papaguara për sigurimet shoqërore kaluan vlerën e 20.2 miliardë lekëve (rreth 200 mln euro) me rritje mbi 9% nga viti 2023 vëren raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit pas një inspektimi në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, nga të cilat rreth 18.9 miliardë lekë (rreth 190 mln euro) janë detyrime të mbatura nga bizneset dhe pjesa tjetër nga ndërmarrjet buxhetore.

Entet publike zotërojnë 6% të totalit të detyrimeve për sigurimet me vlerë mbi 1,2 miliardë lekë.

KLSH vëren se pavarësisht se, numri i debitorëve në sektorin publik ka rënë nga 823 në vitin 2023 në 724 subjekte në 2023, vlera totale e detyrimeve të papaguara është rritur ndjeshëm, duke u zgjeruar me rreth 469 milionë lekë krahasuar me vitin 2023. Rritja është veçanërisht e theksuar tek institucionet jo buxhetore, tek të cilat detyrimet pothuajse janë dyfishuar.

Nga ana tjetër, në sektorin privat situata u përkeqësua edhe më tej. Numri i subjekteve debitorë është rritur me 10,606 në vitin 2024, duke e çuar totalin në gati 120 mijë biznese. Detyrimet e papaguara në sektorin privat janë rritur me 1.3 miliardë lekë të tjera në vitin 2024, duke e çuar totalin e detyrimeve në këtë kategori në më shumë se 18 miliardë lekë.

Bizneset e vogla zotërojnë pothuajse 39%  të detyrimeve totale të sigurimeve ose 7.85 miliardë lekë.

Subjektet juridike (bizneset e mëdha) mbajnë peshën kryesore të borxhit, me 54.9% të totalit, ose mbi 11.1 miliardë lekë.

Në një shkresë zyrtare drejtuar Tatimeve në shtator 2024, ISSH ka paralajmëruar se borxhi në rritje ndikon drejtpërdrejt në përfitimet e individëve. Për shkak se shumë punëdhënës nuk kanë shlyer kontributet, një numër i konsiderueshëm punonjësish nuk mund të marrin shërbime nga skema e sigurimeve shoqërore, pasi listë-pagesat rezultojnë të paverifikuara.

KLSH sugjeroi bashkëpunim më të fortë ndërmjet DPT-së dhe ISSH-së, për të garantuar administrimin e rregullt të kontributeve dhe uljen e stokut të detyrimeve të papaguara, i cili çdo tremujor vijon të jetë progresiv.

Në total, detyrimet e papaguara për sigurimet shoqërore për vitin 2024 përfshijnë 17.18 miliardë lekë principal, 2.08 miliardë lekë gjoba dhe 968 milionë lekë interesa, duke çuar vlerën e përgjithshme të borxhit në 20.22 miliardë lekë.

KLSH zbuloi se stoku i borxhit në detyrimet e papaguar u rrit me rreth 9.6% se një vit më parë. Kjo ecuri tregon rënien e disiplinës së bizneseve për pagesën e sigurimeve të punonjësve si dhe përkeqësimin e situatës financiare të bizneseve edhe dobësitë e administrimit të detyrimeve në sektorin publik.

Në vitin 2023 totali i detyrimeve ishte rreth 18.46 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2024 kaloi 20 miliardë lekët, duke e thelluar më tej presionin mbi sistemin e sigurimeve shoqërore dhe duke krijuar pasoja të drejtpërdrejta për punonjësit që nuk u njihet kontributi për shkak të mos-shlyerjes nga punëdhënësit.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

‘Kurier’: Nuk ndalen protestat, prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si tregjet mund të rrëzojnë ekonomitë botërore
Artikulli tjetër Ndryshojnë kurrikulat shkollore, nga shtatori i 2026 nxënësit me tekste të përditësuara

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma e Avokatisë: Do bojkotojmë seancat
Aktuale Fokus HI-Tech Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
Drejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.